Maska për fytyrë dhe flokë

Maska të thjeshta me kos për një lëkurë që shkëlqen!

31 Maj 2018

Maska të thjeshta me kos për një lëkurë që

Pse kosi është i shëndetshëm për lëkurën? Kosi përmban proteina, kalcium, kalium dhe vitamina, që ndihmojnë për të patur një lëkurë të hidratuar, të butë dhe pa akne. Ai gjithashtu ndihmon në reduktimin e njollave kafe që gjenden gjerësisht tek shumë gra, sidomos pas lindjes.

A mund të aplikojmë vetëm kos në fytyrë pa qenë nevoja për përbërës të tjerë? Po, aplikojeni pas larjes dhe lëreni të veprojë për rreth 15-20 minuta.

Me çfarë produktesh mund ta përziejmë kosin? Kjo varet nga lëkura, prandaj ja disa nga maskat më të përdorshme.

Për lëkurë të thatë: kos + avokado + vaj ulliri

Maska të thjeshta me kos për një lëkurë që

Bëni bashkë ½ gotë me kos dhe ½ e avokados, të cilën më parë e keni bërë pure. Shtoni më pas 1 lugë me vaj ulliri dhe në fund aplikojeni maskën për 15 minuta.

Për lëkurë të yndyrshme: kos + luleshtrydhe

Maska të thjeshta me kos për një lëkurë që

¼ filxhan me kos përziejeni me ¼ filxhan me luleshtrydhe. Përhapeni në lëkurë dhe lëreni për 10-15 minuta e më pas pastrojeni me ujë të bollshëm.

Për lëkurë me puçrra: kos + banane, por mund të shtoni edhe 1 lugë shafran Indie

Maska të thjeshta me kos për një lëkurë që

½ e gotës me kos, ½ e bananes dhe shafranin e Indisë aplikojini në fytyrë pasi ti keni bërë bashkë dhe mbajeni jo më shumë se 10-15 minuta.

Për lëkurë pa shkëlqim, të zbehtë: kos + limon + mjaltë dhe kanellë

Maska të thjeshta me kos për një lëkurë që

Bëni bashkë 1 lugë gjelle me kos, lëng limoni, mjaltë dhe në fund shtoni pak fare kanellë. Më pas vazhdoni procedurën si më sipër.