Dy muaj më parë, Floriana Garo u bë nënë për herë të parë me të fejuarin e saj, avokatin Enis Daci. Vajza e tyre quhet Adia dhe ish moderatorja tregoi disa detaje për jetën e re si nënë.
“Në fakt, në fillim u gjenda e papërgatitur. Ishte nëj lodhje shumë e madhe dhe vajza qante shumë. unë isha pa gjumin me të cilin isha mësuar ta bëja gjithmonë të plotë, e lodhur dhe e nervozuar. Isha e pasigurt në do ia dilja të isha një nënë e zonja. Kur shikoja Adian e paqtë, mbushesha me lumturi, por pjesa tjetër ishte sfidë. Tani ia kam marrë dorën më shumë dhe ndihem më e sigurtë, por më duhet ta pranoj, balancimi i gjërave të ndryshme në jetë bëhet i vështirë kur vjen në jetë një fëmijë,” tha ajo për Panorama Plus.
Si shumë nëna, Floriana e vuajti shtimin në peshë, por jo për gjatë:
“Gjatë shtatzënisë mora shumë peshë. Në fund e ndjeja trupin të transformuar për keq, por pas lindjes, me shumë regjim dhe fat, i kam hequr thuajse të gjithë kilogramët që shtova. Këtu eci shumë më tepër se në Tiranë dhe mundohem të ushqehem sa më shëndetshëm.”
Floriana u shpërngul në Zvicër vitin e shkuar për t’i dhënë fund lidhjes së tyre në distancë. Siç tha dhe në një intervistë të mëparshme, dasma e Florianës dhe Enisit do të bëhet pas lindjes së bebit, që edhe ajo të ketë kohë të marrë veten.
“Po mendojmë diçka për vitin tjetër, por ende pa një plan dhe datë konkrete. Këtë vit ishte e pamundur me Adian kaq të vogël.”