Fletore Kinemaje

A jeni gati për 'Legally Blonde 3'? Elle Woods po vjen!

5 Qershor 2018

A jeni gati për 'Legally Blonde 3'? Elle Woods po vjen!

Nëse jeni sado pak të apasionuar pas flmave të zhanerit “chick flik” me shumë mundësi duhet të jeni të dashuruar pas “Legally Blonde”.

A jeni gati për 'Legally Blonde 3'? Elle Woods po vjen!

Historia e Elle Woods, një vajze bjonde e cila rrëzoi të gjithë ‘stigmatet’ që ekzistojnë sot për vajzat e bukura bjonde. Një film me nota të theksuara feminizmi, ku humori ndërthuret përsosmërisht me “problemet e vajzave”.

Një debutim fantastik i aktores së famshme Reese Witherspoon, në një film që bërtet mesazhin “Një vajzë do të bëhet çfarë t’i dojë qejfi”.

A jeni gati për 'Legally Blonde 3'? Elle Woods po vjen!

Sipas informacioneve që qarkullojnë nëpër mediat e huaja, pritet që ‘Legally Blonde” të vijë këtë vit me filmin e tretë, në të cilin rolin e Elle do je jetë përsëri Reese.

A jeni gati për 'Legally Blonde 3'? Elle Woods po vjen!

Megjithëse nuk janë treguar ende detaje se kur pritet që të jetë gati produkti, thuhet se filmi në fjalë sapo është futur “në furrë”, ndaj ne mezi po presim!