Mbrëmjen e djeshme në Durrës një grua është bërë viktimë e krimit në familje.
40- vjeçarja Ana Shaholli, nënë e 6 fëmijëve është vrarë mbrëmë nga bashkëshorti Çlirim Shaholli, i cili ka goditur me mjete të forta duke i shkaktuar kështu vdekjen. 40- vjeçarja është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’i shpëtojë dëmit të plagëve të marra.
Sipas Balkanweb ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.
Gjatë rrëfimit në komisarat 43- vjeçari ka treguar se nuk ka patur si qëllim ta vrasë të shoqen, asaj i ka rënë koka në dysheme dhe ai e ka dërguar në spital, por nëna 40- vjeçare nuk ka mundur t'i shpëtojë plagëve.
"Nuk doja ta vrisja gruan time. Të mjerët ne ç'na gjeti na ndoshi hataja. Kam 6 kalamaj, kush do mi ushqejë tani. U grinëm dhe unë i thashë nrihu hap dritaren se është vapë dhe ajo më shtyu. Ajo më shtyu dhe unë e shtyva më pas. Gruaja ra në çimenton e shtëpisë dhe përplasi kokën. Unë pe pashë që ishte në gjendje të rëndë dhe e dërgova në spital."
Këto kanë qenë fjalët e 43- vjeçarit në komisariat.
Vetëm ditën e djeshme dy gra kanë humbur jetën si pasojë e krimit. Dje, në orët e para të mëngjesit një vajzë 19- vjeçare u ekzekutua nga ish- i dashuri në zonën e "Don Boskos".
Bilanci i të tilla krimeve, ku viktima mbeten gra dhe vajza ka arritur një shkallë të frikshme, sot në kohën kur Shqipëria flet për barazi gjinore dhe dhe ligje që mbështesin të drejtat e grave.