Studimet e kohëve të fundit tregojnë se përdorimi i pajisjeve elektronike i bën fëmjët më të depresionuar, përdorimi i rrjeteve sociale rrit ankthin dhe lojërat shkaktojnë nota të dobëta në shkollë.
Sidoqoftë, kontakti i fëmijëve me pajisjet elektronike mundësohet së pari nga vetë prindërit. Ja ç’bëjnë CEO-t e kompanive më të famshme të teknologjisë së Silicon Vallye për të moderuar marrëdhënien e fëmijëve të tyre me celularët, tabletët apo kompjuterat.
Çfarë lejohet: Një ora para ekranit, pas darkës dhe pas detyrave
Kush: Roy Sehgal, COO i Imgur
Fëmijë: Sahana 8 vjeçe dhe Mohan 5 vjeçe.
Sehgal dhe gruaja e tij nuk i lejojnë fëmijët para ekranit midis vakteve, nuk i lejojnë të mesazhojnë në rrjetet sociale dhe limitojnë shikimin e videove.
Çfarë lejohet: Një orë televizor të shtunave, bashkë me vëllezërit
Kush: Nirav Tolia, bashkëthemelues i rrjetit social Nextdoor
Fëmijë: Deven, 5 vjeç, Dylan, 4 dhe Declan 2.
Tre djemtë e Tolia mund të shohin një orë televizor të shtunave, por vetëm së bashku që të kualifikohet si kohë me familjen.
Çfarë lejohet: Mund të rrinë para ekranit, për sa kohë lexojnë diçka përpara.
Kush: Gabriel Wienberg, CEO dhe themelues i kompanisë për privatësinë në internet, DuckDuckGo.
Fëmijë: Eli 9 vjeçar dhe Ryan, 7.
Fëmijët e Wienberg edukohen para se të argëtohen. Mund të rrinë para ekranit çdo ditë, për sa kohë lexojnë një libër ose bëjnë një aktivitet tjetër produktiv. Teksa rrinë para ekranit, një ditë mësojnë diçka përmes aplikacioneve, një ditë argëohen me lojëra. Gjithmonë, lojërat dhe aplikacionet aprovohen nga prindërit.
Çfarë lejohet: Aplikacione si Instagrami, por me moderim
Kush: Kendra Ragatz, COO dhe partnere e Aspect Ventures, një firmë e themeluar nga gra për investitorët në start-upet në teknologji.
Fëmijë: Dy vajza, 11 dhe 14 vjeçe.
Vajzat mund të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin aplikacione të ndryshme aprovuar paraprakisht nga prindërit.
Çfarë lejohet: Kohë e palimituar para ekranit, për sa kohë është për diçka edukative
Kush: Hadi Partovi, themelues dhe CEO i organizatës jofitimprurëse Code.org, një platformë programimi për të rinjtë.
Fëmijë: Darius, 11 vjeç, Sofia, 9 dhe Maziar, 5.
Partovi nuk mendon se përdorimi i pajisjeve elektronike është diçka e keqe, për sa kohë përdoren për motive edukative. Dy fëmijët e tij më të mëdhenj kanë celularët e tyre dhe mund të përdorin çdo aplikacion, për sa kohë i bindin prindërit se ju vlen nga ana intelektuale.
Çfarë lejohet: Videot mund të shihen vetëm në Amazon, por jo në YouTube
Kush: Brad Arkin, shef i sigurisë tek Adobe
Fëmijë: Tre djem, 3, 7 dhe 9 vjeç
Djemtë e Arkin kanë llogari emaili për të komunikuar me gjyshërit, tezet dhe xhaxhallarët. Mund të shohin video, por jo në YouTube.