Pak muaj më parë, qarkulluan zëra që thoshin se Klea shumë shpejt do të nisë një emision të ri në Top Channel. Ish-moderatorja e “Gjeniut të Vogël” duket se do t’i rikthehet ekranit me një emision dedikuar VIP-ave shqiptarë që janë bërë të famshëm jashtë vendit.
Mësohet se gjithsej do të jenë 12 puntata të këtij programi ku do të intervistohen 12 personazhe të cilët jetojnë jashtë vendit.
Ndonëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, thuhet se Emina Cunmulaj, Angela Martini dhe Ermonela Jaho do të jenë disa prej tyre.
Prej kohësh, Klea ka qëndruar larg televizionit, për tu marrë me teatrin dhe projektin e ri muzikor që lançoi pak javë më parë.