
Për një person nga anëtarët e çmimet Oscar vëmë dorën në zjarr që sheh filmat e gjatë: Kirsten Dunst! Të tjerët, nuk e dimë saktësisht! Megjithatë, me rregullin e ri, nuk do t’u shpëtojnë dot filmave të gjatë, sado të përpiqen (veçse nëse klonohen).
Duke nisur nga Oscars 2026, të gjithë anëtarët do të duhet të shohin çdo film nga një kategori, që të mund të japin votën e tyre në raundin final, duke qenë se më parë nuk e bënin. Kjo do të thotë se për shembull, nëse një anëtar nuk e kishte parë “The Brutalist”, sërish mund të votonte për këtë film.

Nëse votuesit nuk i shohin të gjithë filmat, nuk kanë të drejtë të votojnë. Më parë, nuk ekzistonte një rregull i tillë dhe anëtarët nuk kanë qenë të detyruar të shihnin filmat. Tanimë, atyre do t’u duhet t’i shohin prodhimet kinematografike (dhe të paguhen, jo si Anabel që ju sjell përshtypje falas) në sallën virtuale të Oscars dhe më tej, do t’u duhet të plotësojnë një pyetësor specifik. Ky është një nga disa ndryshime që bordi i Oscars ka bërë gjatë viteve të fundit, përfshirë edhe shtimi i një kategorie të re për Kastin në një film të caktuar.

Pra, nëse shpeshherë ke pyetur veten se ku e gjenin kohën anëtarët për të parë gjithë filmat që nominoheshin për Oscar, përgjigjja është ajo që ndoshta nuk e prisje: Nuk i shihnin. Normalisht, kjo ngjall edhe diskutime se mos i jepet prioritet filmave më të shkurtër. Pra, mos është faji i “The Brutalist” se është më i gjatë se “Anora”? Nuk dihet! Nuk kemi për ta ditur kurrë, por mbase gjërat ndryshojnë pas vitit 2026, ku i dihet…
Artikuj të sugjeruar: