Që të quash Selena Gomez të shëmtuar, duhet të kesh një vizion të pastërvitur për të bukurën, ose thjesht do të bësh një koment negativ dhe kaq. Pikërisht këtë duket se ka bërë dizajneri i markës së famshme Dolce& Gabbana, Stefano Gabbana në Instagram. Dhe fansat e yllit të Disney-it janë inatosur keq!
Stilisti ka komentuar në profilin e “The Catwalk Italia”, në një prej postimeve ku Selena shfaqej në versione të ndryshme e veshur me fustane të kuq.
“Është shumë e shëmtuar,- komenton ai në italisht dhe si për ta shtuar edhe më shumë dozën e inatit, i përgjigjet njërit prej komentuesëve që kishte thënë se Selena i ngjan qenit të rracës Pomeranian, duke qeshur dhe duke thënë se është e vërtetë.
Kaq është dashur dhe ndjekësit kanë shpërthyer në të shara kundër tij.
“Unë jam italian dhe kërkoj falje për atë që Stefano Gabbana ka thënë, ai është i mbaruar. D&G vetë është e bukur, por ai vetë është i shëmtuar, i shpifur. Selena është një nga vajzat më të bukura në botë. Nuk e thëm unë,por një botë e tërë.”- shkruan një prej komentuesëve në Tëitter. Dhe komente të këtij tipi kundër tij, kanë qenë pafund.
As D&G dhe as vetë Stefano nuk kanë dhënë asnjë përgjigjge rreth kësaj situata, përveçse ky i fundit ka bllokuar komentet në profilin e tij të Instagram-it.
Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që stilisti kritikohet për komentet të pahijshme kundër vip-ave në Instagram. Këtë e ka bërë me Miley Cyrus, Kate Moss dhe shumë të tjerë. Por siç duket, për Selena-n ka kundër një botë të tërë!
Burimi:Cosmopolitan