Kjo është princesha Martha Louise e Norvegjisë. E bija e mbretit Harald V dhe mbretëreshë Sonja- s.
Ju mund të mendoni se është një princeshë si gjithë të tjerat, por jo. Vërtet vesh fustane të madhërishme, merret me bamirësi, shijon mbrëmje mondane, ama ka diçka që e dallon nga të gjitha mbretëroret e tjera.
Martha Louise thotë se mund të flasë me engjëjt. Ajo shprehet se ka fuqi të mbinatyrshme dhe se mundet t’i mësojë njerëzit të komunikojnë me këto krijesa hyjnore. Që fëmijë Martha zbuloi se nuk ishte si gjithë fëmijët e tjerë dhe se mund të ndjente emocionet më të thella të kujtdo. Si të thuash, lexim ndjenjash. Sipas Martha- s engjëjt janë forca që na rrethon në çdo aspekt të jetës sonë, një forcë që mund të na ndihmojë për të bërë mrekulli.
Nejse sido që të jetë e vërteta, mbretëria norvegjeze sapo u bë më interesante. Përgëzime!
Radha juaj, Angli.