Make-Up

Si i bëj vetullat të duken të plota dhe gati për Instagram

26 Qershor 2018

Si i bëj vetullat të duken të plota dhe gati për Instagram

Pak vite më parë, m’u desh të hiqja vetullat me nxitim, kështu që shkova te një estetiste rastësore. Duhet ta dini si përfundon kjo histori. Më hoqën gjysmën e vetullës dhe s’isha gati të jetoja me 1.5 vetulla. Kështu, fillova të kërkoj si t’i bëja vetullat të rriteshin shpejt.

Në të vërtetë, s’mund t’i bësh vetullat të rriten më shpejt nga ç’kanë ndërmend të rriten, por ato qime që janë mund të duken më të trasha nga ç’janë. Tani që vetullat e mia janë kthyer në normalitet, nisa të zbatoj një rutinë për t’i mbajtur të plota dhe të shëndetshme.

Vaj kastori

Si i bëj vetullat të duken të plota dhe gati për Instagram

Dermatologët thonë se vaji i kastorit s’ka kurrfarë ndikimi në rritjen e qimeve, por nga përvoja ime personale, bënte punë. Ndoshta thjesht i mbulonte vetullat me një shtresë dhe krijonte iluzionin e qimeve të plota. Sidoqoftë, përbënte dallim, të paktën për mua. Me ndihmën e një kunje pambuku, aplikoj vaj kastori në gjithë vetullën.

Gërshërë vetullash

Si i bëj vetullat të duken të plota dhe gati për Instagram

Vetullat pritini, mos i shkulni. Personalisht, i heq me pe katër herë në vit dhe përveç kësaj, vetëm i trajtoj me gërshërë dhe furçë. Kur i hiqni vetullat me piskatore, shkulni më shumë qime se ç’duhet dhe vetulla përfundon e hollë. Ndërsa me gërshërë, thjesht prisni fijet që janë më të gjata se pjesa tjetër dhe gjithçka duket e rregullt.

Xhel i tejdukshëm

Si i bëj vetullat të duken të plota dhe gati për Instagram

Kur gjithçka nuk është në rregull, mjafton pak xhel i tejdukshëm i posaçëm për vetullat. Në këtë mënyrë, qimet rrinë aty ku doni ju, për sa kohë të doni ju.

Laps vetullash

Si i bëj vetullat të duken të plota dhe gati për Instagram

Përpiquni të gjeni një laps me majë trekëndore pasi jep një rezultat më natyral. Mjafton të vizatoni në vijën e poshtme të vetullës dhe atë pak ngjyrë shpërhapeni për lart me anë të furçës.

Pudër për vetullat

Si i bëj vetullat të duken të plota dhe gati për Instagram

Për një look akoma më natyral, mund të përdorni pudër për vetullat. Përpiquni të gjeni një produkt që përmban dy ngjyra: një të çelët për pjesën e fillimit të vetullës dhe një më të errët për bishtin.

Burimi: The Cut