Celebrity

Mëngjesi i Kim Kardashian- it qenka një çmenduri!

6 Korrik 2018

Mëngjesi i Kim Kardashian- it qenka një çmenduri!

Kur vjen puna te palestra, Kim Kardashian është një bishë e vërtetë. Tani çështja qëndron tjetërkund: si ia bën Kim, ku e gjen kohën që ndër të tjera të bëjë edhe stërvitje. Përgjigjja? Zgjohet herët, ekstremisht herët!

“Axhenda e saj është një çmenduri, ka kaq shumë gjëra për të bërë kështu që stërvitemi bashkë që në orën 6 të mëngjesit.” tregon instruktorja e saj, Melissa Alcantara për “Women’s Health”.

Mëngjesi i Kim Kardashian- it qenka një çmenduri!

Dyshja ushtrohet 6 herë në javë, nga një orë apo një orë e gjysmë. Përjashtim bën dita e këmbëve dhe sigurisht e të pasmeve, plot 1 orë e 45 minuta.

“Mbaron punë herët pasi vdes t’i çojë fëmijët në shkollë. Është mama njëshe. Shumë e përgjegjshme mbi të gjitha.”

Mëngjesi i Kim Kardashian- it qenka një çmenduri!

Në rregull, e kuptuam. Lind pyetja kryesore: ku e gjen vullnetin Kim- i për gjithë këtë, si ia mbush mendjen vetes?

“Ajo e di fare mirë se çfarë dëshiron, ku do të arrijë dhe lufton për synimet e saj. Kim është e tipit: Duhet të stërvitem, aktiviteti fizik është pjesë e jetës sime.”

Alcantara sugjeron gjithkënd që sapo ta bëjë palestrën pjesë të rutinës të mos mendojë shumë gjatë rreth saj. Thjesht të zgjohet në mëngjes dhe të shkojë të stërvitet. Kaq e thjeshtë, pa shumë drama.