Fletore Kinemaje

Ju prezantojmë me një serial indian që s’ka lidhje me telenovelat që jeni mësuar të shihni

10 Korrik 2018

Ju prezantojmë me një serial indian që s’ka lidhje me

Për të bërë për vete mbi një miliardë shikues potencialë, Netflix publikoi serialin e parë origjinal nga India dhe përshtypjet e para e quajnë pa dyshim hit. Sacred Games, një adaptim i romanit nga Vikram Chandra është pëlqyer nga të gjithë kritikët dhe nga 97% e shikuesve.

Thrilleri fokusohet në historinë e Sartaj Singh, një polici cinik në Mumbai i cili synon të sjellë para drejtësisë kriminelin Ganesh Gaitonde. Singh e telefonon banditi Gaitonde nga një numër i paidentifikuar dhe kërcënon të hedhë gjithë qytetin në erë. Në zemër të korrupsionit indian, nis një betejë mes një polici që s’është askushi dhe një banditi që (ndonjëherë) e konsideron veten Zot.

Ju prezantojmë me një serial indian që s’ka lidhje me

Për shumë, ky serial tregon se Bollywood bëri një hap para në prodhimin e serialeve që s’kanë thjesht qëllim suksesin komercial dhe kërkojnë më shumë se dy neurone për t’u kuptuar.

Aktrimi është i shkëlqyer, falë kastës fantastike të aktorëve. Seriali rekomandohet për të gjithë ata që duan të ndihen sikur ndodhen në buzë të humnerës teksa historia zhvillohet gradualisht. Ndëkrohë, Mumbai kthehet në një personazh të mëvetësishëm.

Tetë episodet e Sacred Games mund t’i gjeni në Netflix, a ku të kërkoni.