Chiara Ferragni deklaroi pak ditë më parë se në fund të verës do të vishej nuse duke e ndarë këtë lajm me gjithë ndjekësit në Instagram.
E siç është traditë, pak para dasmës gjithë vëmendjen e merr festa e beqarisë, për të cilën Chiara tregoi gjithë kujdesin e nevojshëm. Për të festuar ditët e fundit si beqare, ajo zgjodhi Ibiza-n, Spanjë.
Pak para se të mbërrinte atje, fashionista caktoi ngjyrën e festës: rozë, rozë, rozë, duke filluar nga flokët e deri tek detajet e tjera.
Motrat e saj, Valentina dhe Francesca, dhe miqtë u veshën me xhaketë në ngjyrë blu e bojëdeti, ndërsa ajo si protagoniste zgjodhi sërish rozën.
Në maj të 2017-ës, reperi Fedez e ftoi Chiara-n në skenë ku po mbante koncert dhe teksa i këndoi “Nuk na duhen unazat për të qëndruar bashkë”, nisi t’i thoshte: “Por na duhet për të bërë këtë që do bëj unë tani”...dhe u ul në gjunjë për t’i propozuar para mijëra njerëzve.
Ata janë prindër të një vogëlushi, Leone, i cili erdhi në jetë në mars të këtij viti.