
- “Kushërinj? Djalë teze, djalë halle?”
- “Gjyshja e tij me gjyshen time janë kushërira.”
- “Kushërira apo motra?”
- “Kushërira besoj, ngelet për ta mësuar. Mora tezen e vogël në telefon sepse ajo i di këto gjëra e pres të më thotë. Jam prerë fare!”
- “Po ti bëj durim, se kushërinj gjyshërish paskeni dalë, më plasarite dhe maskën.”
- “Do lë nam unë, me kushëririn do martohem?”
Heshtje nga të dy anët e telefonit. Po paska shkuar gjatë puna, u fliska për martesa e kalamaj e çerdhe këtu. Qumështi i gjarprit indian po më pikonte nga flokët në lëkurën e kokës e prej aty direkt e në sy. Syri punë e madhe, le të më dilte jashtë përdorimit. Mos më prishej telefoni kisha frikë.
- “Ti çfarë mendon? Genci do të tërhiqet nga e gjithë kjo sepse dolëm kushërinj?
- “Mund dhe të tërhiqet, po ku do të shkojë se ka hallin e madh që të ka rënë dhe ty.
- “Pse hallin se ku do të shkojë po u tërhoq kam unë?! Nuk më durohet sa të marr vesh ekzakt se çfarë jemi.”
- “Po asgjë nuk jeni. Ne shqiptarët të gjithë kushërinj jemi me njëri-tjetrin, nuk do të thotë asgjë, më dëgjo mua. Mendoj që Genci as nuk e ka problem fare, ai ka halle të tjera.”
- “E ndryshove tani? Në fillim the ndryshe.”
- “Të dhashë mundësi të zgjedhësh Asaj, të dhashë dy variante.”
Shplava maskën me një dorë, nuk po gjeja momentin si të shkëputesha nga telefoni. Këpuca nga momenti në moment mund të ishte poshtë dhe unë nuk isha gati. Po pse duhet të vinte të më merrte, nuk kishim asnjë plan për të dalë. I kërkoj ndjesë Asaj, duke i premtuar që do ta marr mbrapsht për pak dhe i telefonoj Këpucës. Dhe për të ishte ok që unë të shkoja vetë, do të më priste në shtëpi. I telefonoj restorantit që ndodhej poshtë shtëpisë , që të më përgatiste pak ushqim të ngopshëm, d.m.th. fokaçe, brinjë në hell, patate të furrës, djathë dele të butë...mmm fol e fshi jargët. Nuk duhet të porosisesh asnjëherë me barkun bosh, pasi mund të marrësh të gjithë menunë pa e kuptuar. Por para ‘atyre’ jemi të justifikuara. Unë jam para menstruacioneve 365 ditë në vit, sa herë që dua të ha.
Marr Asaj në telefon në rrugë e sipër dhe i premtoj që do të klaloj në një nga këto ditë ose do të organizoj një kafe me Gencin.
- “E njeh më mirë një mashkull kur e takon me të tjerë.”
- “Po ai është i ndrojtur mi.”
- “Po si qënka i ndrojtur. Ai është avokat, ku ka avokatë të ndrojtur.”
I bie ziles dhe ndërkohë mbështetem tek dera e shtepisë së Këpucës me dashuri. Më shumë fërkohem, se sa mbështetem. Me dorën e lire, e cila nuk mban ushqimet fshij një vazhdë pluhuri disa vjeçare nga dera, mbështes buzët, gjoksin, ngre gjurin dhe prek dorezën që ka prekur Këpuca kush e di sa here. Këpuca dhe 93746446 femra të tjera. Uhhh, pu pu…e ula veten dhe bëra të njëjtën gjë si “koleget” e mia! Kthej kokën anash, kur ç‘të shoh. Komshiu me nipin a mbesën përdore kishte ngrirë tek dera e tij duke më parë. Mos! U dogja si nuse e ardhëshme në këtë lagje. Vetëm ndonjë ndryshim modeli a ngjyre flokësh ma bën dermanin.
Dera hapet dy gisht. Sigurisht, Këpuca dhe Edi Rama e kanë zakon të rrinë lakuriq nëpër shtëpi, por të paktën secili rri në shtëpinë e tij! Damiani hap qeset me ushqim me majat e gishtave, fut fytyrën e bukur si një maçok dhe nuhat.
-“Mmmm vjen erë e mirë, e ngrohtë, gjynah që do ftohen.” Zhvishu, më thotë. I buzëqesh me mosbesim, ndërkohë që krahët më këputen. Është i vërtë ndryshimi i mëpasshëm në një lidhje. Në fillim ti mund të hidhesh nga dollapi direkt mbi penisin e tij ose te besh seks oral dy orë rresht. Pastaj kalojnë javët, muajt dhe të bëhet i dashuri si njeri i shtëpisë. Fillon të mos e ndash më qefin me të dashurin tënd, kënaqesh më shumë me shokët e shoqet dhe zgjohesh një ditë të bukur me dy kalamaj, burrin dhe të dashurën e re të burrit me flokët e gjatë, hundën përpjetë e shalën dy metra! O Zot, ç’ëndërr e keqe! ‘Përdore të dashurin Alinë, të hëngërt mortja, sa pa ta përdorur një tjetër’ më oshëtin në kokë zëri i vetëdijes! Vetëdija i di të gjitha, të çmendurit e kanë shumë të zhvilluar vetëdijen dhe flasin më shpesh, ne njerëzve normal na del ne pah në rrezik e në nevojë!
- “Do të bëj një Pal Dance për ty “, I them.
-“Çfarë?”
- “Mpla Dance”, e them nëpër dhëmbë, se s’jam e sigurtë se si quhet kërcimi.
-“Poooo , LAPDANCE! Oooo Alinë ti je e dashura perfekte.” Ai dystohet ne kolltuk me mjekrrën e varur mbi kraharor. Filloj të tundem e shkundem duke imagjinuar sikur i dashuri im i pare,i cili mori një tjetër për të kërcyer ne mbrëmjen e matures, të ishte aty e po më shikonte .I ndieja sytë e tij si zjarr që lakmonin format e trupit tim, tani të pjekur e plot male kodra femërore, përfshirë dhe barkun që e kam si vargmal, por ç’rëndësi ka. Me gjithë këtë gjoks, kush ma shikon barkun. Vë duart mbi bark, prek ngadalë breçkat dhe i heq me një lëvizje të shkathët. Po çfarë efekti paska ishi. Do të pyes për numrin e tij të telefonit, ta ftoj dhe personalisht, se mbase mund dhe të fluturoj nëse ai do të ishte prezent. Hap sytë përgjysëm dhe shoh Këpucën, që më ndjek me gojë hapur. I afrohem dhe i përdhridhem si gjarpër në gjoks, kofshë, e lag me gjuhë. Ia vendos mollaqen në fytyrë. Në fund të fundit nuk ka asgjë të keqe. Ky është një veprim normal , JLo e bën në çdo video këtë gjë.
Ndjej dorën e tij që më kap flokët, derisa rrënjët më kërcasin . E ndjej se si këputen dhe ankohem. Kjo e eksiton Këpucën më shumë! Më mbështet me fytyrë në divan dhe më përkëdhel kurrizin dhe të pasmet. Më qëllon me shuplakë në njërën anë! Ua, u çmend ky? Po që më pëlqeu! Ishi ishte davaritur, shpërndarë, nuk dukej më asgjëkundi. Isha vëtëm unë dhe Këpuca në mes të epshit, duke u puthur e parë njëri-tjetrin në sy, gjatë një akti seksual kaq të nxehtë, po kaq të nxehtë…dhe ja ku vjen një valë orgazme, që përkthehet në dallgë në të gjithë trupin tim! Me sytë që më kanë ikur njëri lart e tjetri djathtas nga kënaqësia, përmbahem të mos ulërij. Më vjen ta kafshoj Këpucën nga kënaqësia e ta bëj copë. Ai shtrihet duke dihatur. Mblidhem në një cep dhe pres që të qetësohet. Nuk i sulem duke e puthur e përqafuar, edhe pse do të doja shumë.
-“Ngrihu të vishesh, bën ftohtë sot.” Këpuca po hapte ushqimin e paketuar duke e ndarë nëpër pjata. Unë të vishem trashë? Nuk ndodh kurrë! Kisha hequr që 18 vjeç çdo gjë të leshtë nga garderoba. Burrat e kanë inat leshin. Në përgjithësi burrat kanë inat çdo gjë që ne femrat pëlqejmë, kështu që nëse një shoqe më pëlqen diçka, jam gjithmonë në mëdyshje nëse I dashuri im mund të çmendej. Vesh diçka të lehtë, një këmishë që mezi m’i mbulon vithet dhe i kam shpatullat jashtë. Vera kaloi. Prandaj nuk e kam qejf verën; nuk merret vesh se kur vjen e kur ikën. Del në plazh e të fillon shiu të bën qull. Dimri eshtë stinë stable. Vjen, të than deri në palcë me nder dhe ikën. Po vera eshte stina më e pabesë, tradhetare, mosmirënjohëse.
Hamë ushqimin e vaket. Ai sikur është rritur 7 breza kont e dukër e unë me gishta, por me dy gishta ama, jo me të dhjetë. Si mund të hahet mishi në hell me thike e pirun!
-“Mmmm je shumë seksi Alinë, mënyra si lëpihesh më çmend. Më ngeci mishi në fyt! Këmba e tij tërheq karrigen time. Dëgjoj zhurmën e pirunit dhe të thikës në dysheme, shoh mbulesën që tërhiqet dhe pjatat në buzë të tavolinës. Këpuca më ka ngritur hopa tashmë. Lamtumirë mish, lamtumirë patate dhe ti djathi i deles i butë, i brishtë, që je përmbysur mbi fokaçen e bërë dru. Po iki të bëj dashuri me dashurinë e jetës time, me mashkullin e ëndrrave të sa e sa vajzave, me babain e ardhshëm të fëmijëve të mi. Po prit! Ç’të jetë kjo zhurmë? Hap njërin sy. Këpuca është në anën tjëtër duke gërrhitur me kokën që i duket si e këputur nga shpatullat. Ishte një gërrhitje e qetë melodioze, që nuk mund ta prishja, paçka se dhe në ëndërr nuk e paskam pasur fatin të bëj seks dy herë rresht, të paktën bëra një herë e gjysëm dhe hëngra mish në ëndërr, pra është koha fiks për gjumë! E mbuloj me kuvertën e lehtë dhe shtrihem heshturazi në krah të tij me buzët dhe hundën time të ngjeshur fort pas trupit, që e doja aq shumë.