Bota

E frikshme: Pas tragjedisë me zjarrin, stuhi të fuqishme përmbytin Athinën!

26 Korrik 2018

E frikshme: Pas tragjedisë me zjarrin, stuhi të fuqishme

Pas zjarreve vdekjeprurës në fillim të javës, që shkaktuan rreth 85 viktima dhe qindra të plagosur, Athina po përballet sërish me gjendje katastrofike. Stuhi të fuqishme kanë goditër zonën periferike veriore të kryeqytetit duke përmbytur rrugët, shtëpitë dhe duke shkaktuar bllokimin e makinave.

E frikshme: Pas tragjedisë me zjarrin, stuhi të fuqishme

Në fakt ditën e djeshme, autoritetet bullgare, që shpallën gjendjen e emergjencës në disa bashki të vendit, lajmëruan Greqinë dhe Turqinë se mund të përballeshin me rreshje të mëdha dhe përmbytje si pasojë e tejfryrjes së lumenjve Arda dhe Meritsa.

E frikshme: Pas tragjedisë me zjarrin, stuhi të fuqishme

Qendrat e emergjencës thanë se kishin marrë më shumë se 140 telefonata nga njerëz që kërkonin ndihmë si pasojë e bllokimit nëpër makina.

E frikshme: Pas tragjedisë me zjarrin, stuhi të fuqishme

Sipas shërbimit kombëtar të motit në Greqi, parashikohen shira dhe stuhi në rajone të ndryshme të vendit, duke përfshirë rajonin e Atikës dhe Selanikut. Deri më tani, për fat të mirë nuk raportohen viktima.

E frikshme: Pas tragjedisë me zjarrin, stuhi të fuqishme