Blogger- ja e famshme italiane Chiara Ferragni dhe i fejuari i saj, këngëtari Fedez pritet ta kurorëzojnë dashurinë më 1 shtator në Itali.
Çifti postoi në Instagram ftesat përrallore të dasmës, që tanimë janë shpërndarë te të ftuarit.
Ditën e djeshme ata postuan një video përmes së cilës bënë një lajmërim special.
“Fedez dhe unë vendosëm që në vend se të bëjnë dhurata, të ftuarit tanë të kontribuojnë dhe mbështesin një kauzë të mirë. Nuk e kemi vendosur ende se cilën kauzë ndaj kërkojmë ndihmën tuaj: shkruani një email në charity@ theferragnez.com ku të ndani me ne një kauzë të rëndësishme personale me të cilën ju apo dikush rreth jush po lufton. Kauza që do të na prekë më shumë do të ketë mbështetjen tonë dhe të ndjekësve tanë. Shprehni një dëshirë.
P.S: ky është një lajmërim serioz, mos dërgoni email- e me arsye që nuk janë super të rëndësishme, ju lutemi!”
Siç edhe pritej, dyshja ka marrë komente mjaft vlerësuese për nismën e ndërmarrë.