Dasma e fashionistat më të famshme në botë, Chiara Ferragni, me reperin italian Fedez është një ndër ato dasmat më të komentuara, të cilat të mbajnë mbërthyer që nga festa e beqarisë e derisa thonë “Po, pranoj!”.
Po meqë festën e beqarisë në Ibiza “e vizituam”, dhuratat e veçanta që kërkoi çifti i morëm vesh, për detaje si fustani dhe ceremonia na duhet të presim, le të përqëndrohemi tek ftesat e dasmës.
Chiara dhe Fedez zgjodhën një mënyrë kreative, të cilën nuk e kemi ndeshur shpesh më parë, të paktën jo nëpër dasma. Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, bëhet fjalë për popup card - kartolinë në formën e një libri të vogël ilustrues që ndryshon formë duke u shpalosur.
Kartolinat popup përdoren më së shumti si një dhuratë e vogël dhe e personalizuar për ditëlindje apo festa të ngjashme. Disa ide për fillestarët i gjeni në vijim.
Për ju që nuk kënaqeni me pak, ka zgjedhje të tjera.