Koment mbi komente

Le të adhurojmë këto foto të grave shqiptare më pozitive në botë

29 Korrik 2018

Le të adhurojmë këto foto të grave shqiptare më

 “Po ju si ndiheni me trupin tuaj? E hiqni shallin lirshëm apo rrini në çadër dhe mundoheni të vitoni ecejaket e gjata rrotull nëpër plazh?”

Ishte kjo pyetje e postuar në Facebook-un e Anabel, që nxiti reagimin e shumë grave, të cilat nuk nguruan të nisnin foto të trupit të tyre për të inkurajuar të tjerët; ato që nuk ndihen mirë me veten dhe s’bëjnë kurrë foto me rroba banje.

“Nuk e kam problem trupin tim. Kam dy fëmijë, një vajzë 13-vjeçare dhe një djalë 10 vjeç”, shkruan njëra prej nënave.

Le të adhurojmë këto foto të grave shqiptare më

“Vështirësitë dhe pengesat më kanë bërë këtë që jam sot. Pranojeni veten për atë që jeni dhe negativitetin e njerëzve anashkaloheni”, shton një tjetër nënë e re.

Le të adhurojmë këto foto të grave shqiptare më

Vazhdojmë me një rast tjetër. Dikush kaloi nga 48 në 54 kg, me barkun pak më të rrumbullakosur se zakonisht, por që sërish u ndje mirë.

Le të adhurojmë këto foto të grave shqiptare më

Nuk ka asnjë problem, përkundrazi është zgjedhja e duhur, që ta pranosh trupin me gjithë “problemet” e mundshme. Por nga ana tjetër, duhen përgëzuar jashtëzakonisht gratë që zgjedhin të luftojnë kundër këtyre detajeve që siç duket u krijojnë mungesë vetëbesimi.

“Jam 40 vjeç dhe kam 2 fëmijë. Yoga dhe dashuria janë sekreti”, shkruan një mama fit.

Le të adhurojmë këto foto të grave shqiptare më

Le të adhurojmë këto foto të grave shqiptare më

“...Ushtrohemi çdo ditë”, thotë një tjetër nënë që merret me aktivitet fizik.

Le të adhurojmë këto foto të grave shqiptare më

E dini cili është qëllimi i gjithë kësaj, që pavarësisht se mund të mos jeni bërë kurrë nënë dhe keni trupin më fantastik në botë,

Le të adhurojmë këto foto të grave shqiptare më

Le të adhurojmë këto foto të grave shqiptare më

Le të adhurojmë këto foto të grave shqiptare më

pavarësisht se jeni nënë dhe ju kanë nisur shenjat e celulitit, por jo vetëm,

Le të adhurojmë këto foto të grave shqiptare më

Le të adhurojmë këto foto të grave shqiptare më

pavarësisht se ushtroheni ose jo në palestër,

Le të adhurojmë këto foto të grave shqiptare më

Le të adhurojmë këto foto të grave shqiptare më

në fund të ditës çdo gjë është interpretim.

Nëse trupi ju hap probleme me vetëbesimin, si fillim pranojeni siç është dhe më pas nisni dietën e shëndetshme, të balancuar dhe aktivitetet fizike për të arritur formën e dëshiruar. Në të kundërt, siç edhe u shprehën nënat shqiptare më pozitive, “Duajeni akoma edhe më shumë”.

Shënim: Jo, këto mami nuk janë për biseda hot apo flirtime ndaj kursejini komentet. Faleminderit! :) 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.