Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2018: Peshorja dhe Akrepi

1 Gusht 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2018: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2018: Peshorja dhe Akrepi

Fundi i korrikut, hëna e plotë e datës 27, me siguri do t’ju ketë sjellë ndryshime në jetën dashurore. Të paktën e dini ku qëndroni – hëna e plotë nxjerr të vërtetat në shesh. Teksa nis gushti, Urani dhe Marsi do të jenë ende të lidhur në një valle të ngushtë e të nevrikosur. E njëjta valle që nisi në mes të majit dhe do të vazhdojë deri në mes të shtatorit. 1 gushti mund të jetë një ditë e mbushur me tension. Duket se do t’ju nevojitet të ndryshoni mënyrën si zgjidhni një problem që e hasni shpesh, pasi metodat e zakonshme s’do t’ju bëjnë punë. Mosmarrëveshjet që do të keni me partnerin tuaj romantik, miqtë ose fëmijët, do të rrotullohen rreth parave.

Pa dyshim, statusi juaj i tanishëm financiar është bërë i paparashikueshëm, gjë që s’do t’ju bëhet krah në mosmarrëveshje. Situata do t’ju mbajë gjithë kohës në tension. Kini parasysh se teksa përballeni me mungesë të përkohshme parash të disponueshme, gjithashtu keni mundësinë për të fituar më shumë para nga ç’keni fituar më parë në jetë.

Vazhdoni të punoni drejt qëllimeve tuaja. Saturni dhe Urani janë në sinkron të rrallë dhe këto planete do t’ju shpëtojnë dhe do t’ju tregojnë rrugën drejt stabilizimit të çështjeve financiare. Gjiashtu, duke pasur Jupiterin fatsjellës në shtëpinë e dytë të të ardhurave të fituara deri në nëntor, jeni shumë me fat pasi kjo do të thotë se pasiguritë tuaja të varfërimit të papritur s’do të bëhen realitet. Kërkoni më shumë mënyra për të fituar para dhe do t’i gjeni.

Ekstreme të tilla si ky financiar – shpenzime të larta, të ardhura të larta – janë të zakonta kur Urani thërret Dashin në shtëpinë tuaj të tetë, një trend që nisi në maj të 2018-s. në 7 nëntor, Urani do të tërhiqet sërish në shenjën e Dashit dhe problemet tuaja me paratë do të pakësohen. Urani do të kthehet në shenjën e Demit më 6 mars 2019, për të qëndruar aty për shatë vite. Momentalisht, po dëshmoni ndikimin e Uranit dhe keni shansin të mësoheni me kursimin dhe kujdesin ndaj parave para se të mësoheni me luhatjet e Uranit.

Eklipsi diellor i 11 gushtit do t’ju mbështesë dhe do t’ju hapë mundësi të reja për të bërë miq. Do të keni shansin të jeni më të shoqërueshëm, gjë që është gjithmonë ideale për një Peshore si ju. Sidoqoftë, shqetësimet në lidhje me sa para duhet të shpenzoni do të mbizotërojnë në jetën tuaj shoqërore. Nëse po merrnit në konsideratë t’i bashkoheshit një klubi shoqëror ose profesional, është ideja perfekte. Gjithmonë, nëse mund të përballoni tarifat. Nëse po, anëtarësohuni më 11 shtator.

Afërdita, planeti i bukurisë, lumturisë, luksit dhe hijeshisë, do të jetë në shenjën tuaj gjatë gjithë muajit, prej 6 gushtit deri më 9 shtator, duke theksuar karizmën tuaj. Ky vibrim i këndshëm do të ndezë jetën tuaj shoqërore.

Më 7 gusht, Afërdita në shenjën e Peshores dhe i dashuri i saj Marsi në shenjën e Ujorit do t’i kthejnë 4-6 dhe 7 gushtin në ditë fantastike për romancë.

Mërkuri do të jetë në prapavijë këtë muaj, që prej 25 korrikut deri më 18 gusht. Mos merrni vendime të rëndësishme dhe të shpejta deri në fund të gushtit.

Marsi do të dalë nga prapavija gjithashtu, më 27 gusht. Lini sa më shumë hapësirë të mundeni rreth kësaj date. Ndodhitë do të ecin më shpejt pasi Marsi të mbledhë energjitë dhe të bëjë përpara me shpejtësi për javë të tëra. Sigurisht, jeta juaj emocionale do të përfitojë prej gjendjes së mirë të Marsit. Nëse doni të bëni fertilizim in vitro, skedulojeni procedurën në shtator, as më vonë, as më herët.

Muaji mbaron mrekullisht bukur. Hëna e plotë në shenjën e Peshqve më 26 gusht do të jetë një prej më të mirave të vitit. Do të ndriçojë shtëpinë tuaj të gjashtë dhe do të përfundoni një projekt pune. Me një dorë nga Saturni, projekti juaj do t’u bëjë përshtypje njerëzve të duhur – klientëve, shefave dhe kolegëve. Puna juaj në këtë projekt do t’ju rrisë vlerën dhe do t’ju sjellë në dorë detyra më të sofistikuara.

Një trekëndësh mbresëlënës i artë do të shfaqet në qiell këtë hënë të plotë më 26 gusht, i cili do t’ju ndihmojë të bëni një ëndërr realitet. nëse doni të bëni ndryshime në shtëpi ose prona, çdo gjë do të shkojë mbarë duke përfshirë dizenjon, vendndodhjen dhe aftësinë tuaj për të gjetur njerëzit e duhur.

Duket se jeni shumë të zotët për të gjetur paratë për këtë projekt në shtëpi. Mbështetja nga familja do të jetë e fortë dhe nëse ju duhet një hua, kërkojani prindërve të parët. Kur vjen puna tek pronat e paluajtshme, jeni shumë me fat. Planifikoni në gusht dhe zbatoni në shtator, sidomos në 11 shtator. Shmangni 18 shtatorin.

1 gushti do të jetë i mbushur me tension, por vetëm nëse hapni një bisedë kontroversiale me të dashurin, partnerin apo fëmijët

Nëse ndiheni në lodhur, merrni javën e fundit të gushtit për t’u qetësuar. Do të keni kohë të arratiseni, të shijoni privatësinë dhe kohën e lirë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2018: Peshorja dhe Akrepi

Jemi në sezonin e eklipseve dhe dy nga tre kalojnë në shtëpinë tuaj të dhjetë të karrierës dhe shtëpinë tuaj të katërt të familjes, duke sinjalizuar ndryshim në të dy sferat. Muajin e shkuar patët një eklips hënor të plotë në shenjën e Ujorit duke e kaluar fokusin tuaj drejt shtëpisë. Nëse ju duhet të shpërnguleni, të rregulloni ambientin e tanishëm ose të kujdeseni për një të afërm, mund të keni përjetuar evente të papritura që dolën nga hiçi dhe kërkojnë vëmendje të menjëhershme.

Me Marsin lidhur me eklipsin solar të hënës së plotë më 27 korrik, dikush ka nevojë kritike për kujdesin tuaj. Në karrierë, shefi juaj, duke parë sa po kujdeseni për familjen, do të ngrejë zërin duke ju lënë ju të konfuzuar për rëndësinë e panevojshme që po i jep situatës. Në shtëpi dhe në punë, të gjithë janë të zënë duke u marrë me veten dhe s’i kuptojnë nevojat tuaja.

Eklipsi hënor i hënës së plotë i 27 korrikut me siguri ju ka bërë emocionalë, por pjesa e mirë është se eklipset e hënave të plota sjellin lajme dhe të vërteta të pamohueshme. Sapo të marrë fund, jeta juaj do të qetësohet. Eklipset kërkojnë zgjidhje të shpejta, pa u menduar shumë për mundësitë. Nëse duhet të shpërnguleni, do të gjeni një mënyrë dhe do të gjeni vend të bollshëm e të këndshëm, mos u shqetësoni.

Eklipset vijnë si binjakë, kështu që tjetri do të arrijë më 11 gusht në shenjën e Luanit. Ky eklips diellor do të sjellë lajme në lidhje me karrierën dhe do të ndikojë reputacionin dhe statusin tuaj në industri. Eklipset hapin dyer dhe sjellin mundësi fantastike. Mund t’ju ngrenë në detyrë, mund të bëni një marrëveshje të volitshme, mund të merrni një ofertë nga një kompani konkurruese ose mund të fitoni një çmim madhor. Vendimet familjare dhe shtëpiake do të jenë në axhendën tuaj. Do t’i keni duart plot.

Mërkuri, sundues i kontratave dhe marrëveshjeve, është ende në prapavijë, një trend që nisi më 25 qershor dhe do të normalizohet më 18 gusht. Mos firmosni asgjë para se Mërkuri të kthehet në vijë të drejtë në të kundërt do të pendoheni.

Gjithashtu, Marsi, një prej planeteve tuaj sundues ka qenë në prapavijë dhe ka lëvizur shumë ngadalë duke penguar progresin në çështjet shtëpiake. Marsi hyri në prapavijë më 27 qershor dhe do të kthehet në normalitet më 27 gusht. Asnjë planet nuk kthehet në vijë të drejtë me gjithë fuqinë e tij menjëherë, kështu që jini të duruar deri më 11 shtator. Jini gati më 11 shtator pasi në tetor dhe nëntor, planetet do të jenë jo produktivë. Jeta do të përmirësohet pas 6 dhjetorit në mënyrë të përhershme dhe të qëndrueshme.

Hëna e plotë e 27 gushtit do t’ju lajë me pluhur të shkëlqyeshëm nga Kupidi dhe engjëjt e tij. burrë ose grua, do të jetë një moment shumë i veçantë pasi kjo hënë e plotë do të ndriçojë shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë. Do të jetë e mbushur me aq shumë gjëra të mira, sa kjo hënë e plotë mund të quhet pa frikë më e mira e gjithë vitit. Do të mbështetet nga Urani, duke sjellë surpriza të lumtura, sidomos në lidhje me shtatzëninë. Saturni do të dërgojë urime e tij, duke ju lënë një moment për t’u menduar për të ardhmen dhe për të planifikuar.

Disa Akrepë mund të marrin një propozim të papritur për martesë. Nëse jeni të lidhur, hëna e plotë e 27 gushtit do ta çojë lidhjen tuaj në tjetër nivel. Është periudha ideale për të ikur me pushime. Jeta do të jetë veçanërisht e bukur në fund të muajit. Shijojeni.

Nëse jeni beqarë, do të gjendeni në pozitën e duhur për të gjetur njeriun e duhur. Dashuria që do të gjeni do t’ju frymëzojë dhe do t’ju ndryshojë jetën. Keni një grafik fantastik kur vjen puna tek dashuria. Duhet vetëm të dilni dhe të kërkoni.