Historia Ime

A jam e vetmja që ndihem keq pas masturbimit?

3 Gusht 2018

A jam e vetmja që ndihem keq pas masturbimit?

A mund të flasim pak për masturbimin, qoftë një minutë të vetme? Unë e di që  mund t’ju duket skandaloze që një nënë të diskutojë kënaqësinë vetjake kështu, megjithatë studimet tregojnë se 81% e femrave masturbohen mesatarisht 2 herë në javë.

Më lini t’ju them se u rrita në një kulturë që e konsideronte masturbimin si diçka të keqe. Më kujtohen bisedat me shoqet e mia në kolegj, aty ku kuptova që isha një ndër të paktat që s'isha masturbuar kurrë. Më ishte krijuar ideja se vetëm djemtë e bënin një gjë të tillë; më kujtoheshin filmat me adoleshentë ku nënat gjenin rroba “të pista” të djemve. Po vajzat? Epo ato nuk e bëjnë, kështu mendova.

Jam e martuar prej 10 vitesh dhe kemi qenë partnerët e vetëm seksualë të njëri-tjetrin për më shumë se 1 dekadë. Kam kryer 3 lindje natyrale, që rrjedhimisht më sollën ndryshime të dukshme në trup. Nuk kisha më vetëvlerësim, nuk e shijoja seksin dhe doja me patjetër ta përmirësoja jetën time.

Gjinekologia më këshilloi masturbimin, a thua se ishte duke më thënë të shkoja në palestër 4 herë në javë në mënyrë që muskujt e legenit të ngushtoheshin dhe forcoheshin. Ajo më tha se kështu do të eksploroja veten time, do të zbuloja truke të reja, që mund t’i përdorja në dhomë me bashkëshortin.

Megjithatë disa minuta pasi mbaroja, pendohesha keqazi. Seksi ka qenë përherë një intimitet i përbashkët me partnerin, ndërsa tani më përket vetëm mua, ndërkohë që ai është në punë dhe fëmijët në shkollë.

Do doja shumë të dija nëse a jam e vetmja që ndihem kështu pas masturbimit?