Showbiz dhe TV

Eni Çobani u përgjigjet ashpër atyre që i komentojnë peshën!

5 Gusht 2018

Eni Çobani u përgjigjet ashpër atyre që i komentojnë

Eni Çobani po shijon pushimet verore dhe siç bën gati çdo ditë, ajo ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj të Instagramit momente nga pushimet në plazh, ku natyrisht nuk mungojnë edhe foto me rroba plazhi. Por moderatorja e “Shihemi në gjyq”, e cila kryesisht përpiqet ta mbajë këtë faqe larg debateve, nuk mund t’i rezistonte dot një replike të fortë ndaj disa komenteve që vinin në dukje peshën e saj. Ja çfarë shkruan ajo:

Eni Çobani u përgjigjet ashpër atyre që i komentojnë

Sa më vjen për të qeshur me ca që merren akoma sesa peshojnë. Unë dua t’ju bëj një pyetje: Mendjen e keni peshuar ndonjëherë se sa ju rëndon? Atë shëndosheni më shumë, se duke tharë trupin, po i thani të gjitha. Merruni me veten, përpara se të merreni me të tjerët. P.S. Për të gjithë të interesuarit, ndjehem shumë mirë me këtë që Zoti më ka falur, shëndetin.

Me këto fjalë, juristja vulosi atë që shumë prej nesh e mendojnë sa herë na bie rruga nga postimet e saj: Se ajo është shumë në paqe me veten, pavarësisht se për “standartet komerciale” të bukurisë, mund të konsiderohet e bëshme ose mbipeshë. Fundja ajo nuk hyri në TV si modele, miss, aktore dhe balerinë dhe suksesin nuk e ka patur asnjëhere falë pamjes së jashtme.

Eni Çobani u përgjigjet ashpër atyre që i komentojnë