Showbiz dhe TV

Beyonce-s i ka ngelur ende pak bark nga shtatzania dhe s’ka ndërmend ta heqë për momentin!

6 Gusht 2018

Beyonce-s i ka ngelur ende pak bark nga shtatzania dhe s’ka ndërmend

Në edicionin më të rëndësishëm të vitit të revistës “Vogue”, Beyonce hapet për herë të parë për shtatëzanitë e saj dhe për vetë-besimin që ka fituar me ndryshimin e trupit pas lindjes. Mega-ylli i pop-it po udhëheq një lëvizje të re Rilindjeje ku– jo burrat, jo mediat – por vetë gratë marrin vendimin se si duhet të jenë trupat e tyre, para, gjatë dhe pas shtatëzanisë.

Me një sinqeritet të admirueshëm, Beyoncé foli qartë. Kur lindi vajza e parë e saj dhe e Jay Z, Blue Ivy, ishin idealet e shoqërisë që diktuan rikthimin e saj të shpejtë në formë, duke e vendosur artisten përpara një presioni të madh për të humbur peshën e fituar nga shtatzania. Beyonce tregon se arriti deri aty, sa caktoi një turne të vogël, që t’i jepte vetes shtysë për të arritur në formën ideale përpara turneut. “Tani që e kujtoj, ishte çmenduri. Unë isha ende me gji.” Tregon ajo. Pesë vite më vonë, kur ajo njoftoi për shtatzaninë e dytë – këtë rradhë me binjakët Rumi dhe Sir – një ndryshim i madh po ndodhte brenda këngëtares. Ajo publikon në instagramin e saj një fotografi nudo, shtatzënë, e gjunjëzuar përpara një harku me lule shumëngjyrëshe, pjesa e sipërme e trupit e mbështjellë me një vello jeshile që të kujtonte Virgjëreshën Mari. Në 2017, gjatë ceremonisë së çmimeve muzikore Grammy, Beyonce performon si një perëndeshë e lashtësisë.

Gjatë kësaj kohe, duke shijuar shtatzaninë, Beyonce papritur përjetoi komplikime përpara se të lindte binjakët. Ajo kaloi në një para-ishemi që mund t’I shkaktonte tension të lartë dhe dëmtim në mëlçi dhe ishte detyruar të rrinte rregjim shtrati për një muaj, përpara se t’i nënshtrohej lindjes cezariane.

“Unë isha duke mbijetuar dhe nuk arrija ta kuptoja këtë, derisa një ditë, shumë muaj më vonë, më goditi,” shpjegon ajo për eksperiencën e tmerrshme. Pas lindjes, ajo pushoi për 6 muaj me rradhe dhe qëndroi larg syrit të publikut, me përjashtim të një foto të binjakëve 1 muajsh në Instagram.

Gjatë fazës së shërimit, unë i dhashë shumë dashuri vetes, u kujdesa shumë dhe vlerësova çdo ndryshim në trupin tim. I pranova linjat e mia të reja.

 

Pasi rifitoi shëndetin mendor dhe fizik, ajo u përgatit për Coachella-n duke u bërë vegane dhe duke hequr nga dieta kafeinën dhe alkolin. Dhe gjatë performancës, ajo shkëlqeu dhe “tronditi” skenën, vetëm ashtu siç ajo mund ta bëj.

Dhe tani, pasi mori kohën e duhur për t’u shëruar dhe në mes të turneut të saj OTRII me Jay Z, ajo ndihet më e lumtur dhe më e shëndetshme se kurrë. “Sot, kam krahë, shpatulla, gjoks dhe shalë më të plota,” shkruan ajo. “Kam pak bark të ngelur nga lindja dhe as po nxitoj që ta heqë. Mendoj se kjo është e vërtetë.

Mund ta harrojmë lehtë se sa shumë gjërat kanë ndryshuar për gratë gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2009, Interneti idealizoi trupin e supermodeles Heidi Klum, që u shfaq në sfilatën e Victoria’s Secret 5 jave pas lindjes. Së fundmi, aktore dhe personalitete  të famshme si Anne Hathaëay, Blake Lively apo Chrissy Teigen po flasin se sa e vështirë është eksperienca pas lindjes – duke përfshirë edhe ndryshimet e mëdha fizike dhe mendore që e shoqërojnë.
Në Janar, kampionia e tenisit, Serena Ëilliams, pranoi se kishte bërë një operacion cezarian në urgjencë e sipër, për të sjellë në jeteë vajzën e saj Alexis Olympia Ohanian Jr. dhe më pas rrëfeu për udhëtimin e vështirë drejt majës ku ajo qëndronte prej vitesh si 23 kampione e Grand Slam në tenis, ndërkohë që duhet t’i jepte edhe vëmendje të pakushtëzuar të bijës.

Gjithsesi, shumë pak figura publike janë aq të fuqishme dhe provocative si Beyonce – apo të afta për të tronditur kulturën. Duke përdorur statusin e saj ikonik dhe ndikimin për të nxitur diskutime dhe ide të reja, Beyonce ka aftësi që të ndryshojë ndërgjegjen kolektive – duke i fuqizuar gratë që të rishkruajnë rregullat e historisë së tyre të mëmësisë.

“Kur të më vijë dëshira që të kem një bark me muskuj, do të futem në zonën e bishës dhe do të stërvitem fort derisa t’ja arrijë, “ thotë Beyonce. Por për tani, barku im i fryrë dhe unë, jemi bërë për njëri-tjetrin. Unë mendoj se është e rëndësishme për gratë dhe burrat të shohin dhe të vlereësojnë bukurinë në trupin e tyre natyral.”

Burimi: Vogue.com