Pak ditë më parë, ish Miss Shqipëria, Hygerta Sako dha një intervistë për Panorama Plus. Në fjalët e saj, Hygertës “i pëlqen më shumë vetja tani sesa kur ka qenë e re.” Dhe vërtet, kur krahason fotot, Hygerta pas 23 vitesh nga shpallja Miss, duket më mirë, më e pjekur, më e sigurtë për pamjen.
Ditëlindja e gjeti Hygertën në Gjeorgji, duke xhiruar puntatën e radhës së emisionit të saj sportiv. Ajo mbushi plot 41 vjeç dhe sigurisht, rasti kërkonte një foto në Instagram që na bëri më shumë se ziliqare për lëkurën.
“Zyrtarisht hyra në versionin 41.0. M’u deshën 41 vite që të dukem kaq mirë,” shkruajti ajo mbi foto.
Lëkura e Hygertës, që iu deshën 41 vite të arrinte potencialin optimal, është krejt e pacen, e shëklqyeshme, e lëmuar dhe pa asnjë rrudhë të dukshme. Hygerta, nëse na dëgjon, ç’produkte përdor?