TV Mania

Historia e parë e dashurisë së Blendi Fevziut është kaq e pafajshme, sa do t’ju skuqë faqet

10 Gusht 2018

Historia e parë e dashurisë së Blendi Fevziut është kaq

Blendi Fevziu kaloi ca momente në perëndim të diellit pranë Ori Nebiajt ulur pranë detit për të folur për pak nga të gjitha. Udhëtimet, ç’u këshillon të rinjve, marrëdhënia me vajzat, pengjet në jetë e karrierë dhe krejt rastësisht, për dashurinë e parë.

Blendi tregon se është dashuruar për herë të parë kur ishte në gjimnaz, kohë para se të njihej me bashkëshorten e tij të tanishme, Ines.

“Kam rënë në dashuri që herët, që në gjimnaz. Ndoshta dhe më herët, por më herët s’dija ç’quhej dashuri.

Historinë e parë që mund ta quaj histori dashuri e kam kaluar në vit të dytë në gjimnaz, me një shoqe klase që gjithashtu e kishte të parën. Një histori që sot duket qesharake. Gjashtë muaj kapnim dorën poshtë bankës, që të emocionoheshim.”

Po gjashtë muajt pasues Blendi? Ç’ndodhte gjashtë muajt pasues?