Stilistja amerikane e flokëve Alex Brown dhe grimieri i famshëm Patrick Ta, janë të parët që kanë "thyer" heshtjen vizuale të dasmës më të famshme të Gushtit, duke publikuar video në llogarinë e tyre në instagram të momentit të hyrjes së nuses, Sara Hoxha. Siç duket nga fotot e shkëputura nga Stories të @alexbrownhair, Sara e veshur me një fustan klasik të hapur pa mëngë dhe një vello të gjatë deri në tokë, ecën drejt altarit në Villa D'este, me background, liqenin e mrekullueshëm të Como-s në Itali.
Për dasmën e saj, mesa duket Sara ja ka besuar flokët një prej artisteve të flokëve më të njohura në botën e shoëbizit, Alex Brown, që ka punuar edhe me të famshëm si Kendall Jenner, Hailey Baldwin, Bella Hadid, Chrissy Tiegen, Olivia Culpo apo Khloe Kardashian dhe grimierin me 1 milionë followers në Instagram që ka klientë Kim Kardashian, Gigi Hadid, Chrissy Teigen, Bella Hadid, Kylie Jenner, Kendall Jenner, Kourtney Kardashian, Khloe Kardashian, Ariana Grande, Emily Ratajkowski, Blake Lively, Rosie Huntington Whiteley etj.
Pas ceremonisë se betimit, Sara u ndërrua në një fustan më sensual siç e publikoi @patrickta.