Kuzhina

Mund të hani ç'të doni këto ditë, por pjata ideale e verës është vetëm kjo!

14 Gusht 2018

Mund të hani ç'të doni këto ditë, por pjata
“Burrata al giardino” 

A do të bëhesh "njeriu që mezi sëmuret"? A do të bëhesh "njeriu që gjithmonë ka energji"? A do të bëhesh "njeriu që ngopet por nuk fryhet kurrë"? A do të bëhesh "njeriu që ka lekurë të mirë"? A do të bëhesh "njeriu që mezi lodhet"? A do të bëhesh "njeriu me sistem imun të fortë"? A do të bëhesh "njeriu që gëzon shëndet të mirë"? A do të bëhesh "njeriu që ha mirë"?

Të gjitha përgjigjet më sipër janë: KONSUMO USHQIMET E GJELBRA. Janë të pasura në vlera ushqimore (mund të google-oni dhe do të gjeni materiale pa limit), anti oksidantë vitamina e minerale. Përfshihen në të gjitha dietat e shëndeteshme, dhe kur them dietë nuk e kam fjalën për dieta dobësimi, por për regjim të shëndetshëm ushqimor. Sa më pak t'i gatuani, aq më shumë vlera ushqyese perfitoni.

Mund të hani ç'të doni këto ditë, por pjata
Përbërësit për 2-3 persona:

1 Burrata

250gr sallatë mix (sallatë e gjelbër dhe rukola)

2 speca të gjelbër

1 tufë shpraguj (asparagë) të gjelbër

1 kungull të gjelbër të prerë në feta të holla

10-15 tufa brokoli të vogla

10-15 bamje

10-15 barbunja (bishtaja)

2 degë selino

3 gjethe finok

2-3 qepë të njoma

1 limon i gjelbër (lime)

Vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

2 thelpinj hudhrra

Pak xhinxher të freskët të grirë në rende

Bukë e thekur

Përgatitja:

Mund të hani ç'të doni këto ditë, por pjata

Pastroni mirë të gjitha zarzavatet në ujë të rrjedhshëm dhe përgatitini për t’i vendosur në skarë duke i tharë me letër kuzhine.  Vendosni të parët shpragujt, të cilët duan delikatesë në gatim që të mos dëmtohen. Pasurojini me kripë, piper të zi dhe vaj ulliri dhe veproni po njësoj me të gjitha zarzavatet e tjera.

Mund të hani ç'të doni këto ditë, por pjata

Shtroni në pjatancën ku do të bëni servirjen sallatën mixe, vendosni burratën sipër dhe më tej shtroni gradualisht të gjitha zarzavatet e pjekura në skarë duke krijuar një kompozim estetik.

Mund të hani ç'të doni këto ditë, por pjata

Në një tas të vogël bambuje (ose porcelan në pamundësi), shtoni vaj ulliri, hudhra të shtypura dhe xhinxher të freskët të grirë në rende. Pasurojini të gjitha zarzavatet me masën e krijuar dhe do të keni gati një mrekulli të shëndetëshme për ta konsumuar. Shoqërojeni sallatën me bukë të thekur. Bon Appétit ?

Mund të hani ç'të doni këto ditë, por pjata

*Shënim: Kjo recetë u përgatit nga Ami Bekteshi, pjatat e së cilës mund t'i shihni në llogarinë personale të Instagram-it.