Anjeza Maja do të largohet nga Top Channel pas tre vitesh drejtim të emisionit “Në Shtëpinë Tonë”. Burime për Anabel bënë me dijeni se prezantuesja ka mbyllur kontratën me televizionin aktual dhe se në sezonin e ri do ta shohim në Tv Klan.
Por me ikjen e Anjezës, kush pritet të vijë në vend të saj? Burime për “Revista Who” shprehen se në sezonin e katërt, përkrah Florian Agalliut do të jetë Stela Kotri.
Kotri nuk është një figurë e panjohur për publikun shqiptar. Përkundrazi ka prezantuar një sërë programesh të përditshme në Vizion Plus, Ora News, Alsat etj.
Anjeza nga ana tjetër është shprehur se kishte ardhur një moment që gjërat duhet të ndryshonin.
“Besoj që ishte mjaftueshëm eksperienca me emisionin e paraditës. Po, kam diçka me Klan- in por nuk do të jem si prezantuese, por si protagoniste. Është më shumë diçka që dua ta bëj për kënaqësi. Ky është një vit ku dua të merrem me jetën time, seriozisht.”