Flokët

Ç'duhet të dini nëse papritur shihni që flokët tuaj janë thinjur?

22 Gusht 2018

Ç'duhet të dini nëse papritur shihni që flokët

Gjithçka shkon mirë dhe ti je e lumtur, derisa një ditë...Del para pasqyrës dhe sheh thinjat e para në flokë. Çfarë sapo ndodhi?  Nga mbinë ato qime ngjyrë gri?

Ok, gjëja e parë që duhet të bëni është padyshim të qetësoheni dhe më pas lexoni këtë artikull për t’ju përgjigjur gjithë pyetjeve që keni në kokë.

Thinjat, dalin kur trupi juaj ndalon së prodhuari qelizat përkatëse të pigmentit, ose melaninën, përgjegjëse për ngjyrën e tyre. Pikërisht prej humbjes së saj, flokët tuaj janë shndërruar në gri, ose të bardhë.

Ç'duhet të dini nëse papritur shihni që flokët

Gjithsesi, një tjetër shkak thelbësor për thinjat, mbeten padyshim genet.  Nëse ndonjë nga familjarët tuaj janë thinjur që në moshë të re, një fat të tillë mund t’ju presë dhe ju.

Stresi, është gjithashtu një nga arsyet i cili bën që ju të humbisni melaninën në flokët tuaj, por kjo bëhet më e dukshme nëse jeni gjentikisht të predispozuar për t’u thinjur herët.

Dhe në fund, për ta sqaruar njëherë e mirë; nuk është e thënë që nëse merrni vitaminën B do të shpëtoni nga flokët gri. Nëse keni mungesë të kësaj vitamine, thjesht do të thinjeni më shpejt se normalisht.

Burimi: Cosmopolitan