Ditën e djeshme blogerja e famshme italiane Chiara Ferragni ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto në të cilën shfaqet përkrah drejtoreshës kretative të shtëpisë së modës “Dior”, Maria Grazia Chiuri.
“Fjala ka dalë: Unë do të vishem në mënyrë të personalizuar ‘Dior’ me një fustan haute couture nga Maria Grazia Chiuri. Shpresoj që ju djema ta dashuroni atë, Maria Grazia ka krijuar vërtetë fustanin e ëndrrave të mija.”
Kështu ka shkruar Blogerja 31- vjeçare në postimin në fjalë, duke zbuluar një ndër detajet më të rëndësishme të dasmës së saj.
Chiara Ferragni dhe Fedez do të lidhin kurorë më datë 1 shtator në një ceremoni që do të mbahet në Siçili.