TV Mania

Eni Vasili flet për herë të parë për largimin nga News 24 dhe kalimin në Top Channel

1 Shtator 2018

Eni Vasili flet për herë të parë për largimin nga News

Ndonëse u tha se zyrtarisht Eni Vasili do të jetë pjesë e Top Channel-it, vetëm sot gazetarja ka treguar për gazetën Mapo, arsyet e largimit nga News 24 dhe planet e reja në Top.

Vasili, tregoi se vendimi për të zhvendosur në një tjetër televizion nuk ka qenë aspak i thjeshtë dhe negociatat kanë qenë komplekse.

“Negociatat zgjatën gati 1 muaj dhe kjo përvojë më ka pasuruar. Vendimi nuk ka qenë i thjeshtë, por për sa kohë interesi i përbashkët është t’i japim tregut mediatik një produkt dinjitoz me parametra profesionalë që shpesh mungojnë në studiot e debatit televiziv, negociatat kanë qenë të frytshme.

Eni Vasili flet për herë të parë për largimin nga News

Kalimi nën një logo të madhe të një televizioni gjeneralist është një ekuacion me disa të panjohura për mua që vij nga një eksperience e ndryshme, ajo e televizionit Neës24, televizioni më i madh informativ në vend.

Por unë dhe stafi i emisionit u ndjemë gati për këtë sfidë. Shtatori do të na gjejë nën një logo të re, në një shtëpi të re mediatike dhe me një studio të re për të cilën stafi i profesionisteve në Top Channel po punon me përkushtim.”- është shprehur  moderatorja.

Ndër të tjera, Eni Vasili tregoi se shkëputja nga televizioni ku ka qenë pjesë për 5 vite me radhë, është shoqëruar me shumë telefonata urimesh dhe trishtimi për largimin e saj.

E pyetur pse zgjodhi pikërisht Top Channel për këtë kapitull të ri të karrierës së saj, Vasili përgjigjet:

“Sepse Top Channel është Top Channel, televizioni që lindi si ëndërr e dikujt dhe u bë ëndrra e shumëkujt. Është një nga pasuritë dhe asetet më të rëndësishme kombëtare, një shtëpi mediatike që çdokush do të donte ta ndjente veten pjesë. Jam sigurisht e lumtur që Top Channel me ftoi të jem pjesë e skuadrës dhe shpresoj ta justifikoj besimin.”

Eni Vasili flet për herë të parë për largimin nga News

Pa zbuluar shumë për emisionin e ri, ish-moderatorja e ‘Studio e Hapur’ ishte e sigurt kur tha se është gati për betejën e saj të re!