Instagramming

Albërie Hadërgjonaj u kthye në fotografen e të bijës dhe interneti shtangu

4 Shtator 2018

Albërie Hadërgjonaj u kthye në fotografen e të bijës

Në gjysmën e muajit qershor, Anxhelina Hadërgjonaj postoi këtë foto në Instagram, në të cilën shkruante “Foto e bërë nga mami im”,

 

Summer daze ? by my mom

A post shared by Anxhelina (@anxhelina) on

ku përpos pamjes fantastike të saj, një duartrokitje virtuale mori edhe Albëria. Të gjithë e dimë, se ndonjëherë nuk mjafton vetëm të dukurit bukur, për aq kohë sa fotografi s’e bën mirë punën e vet. Megjithatë, duket se Albëria meriton edhe disa duartrokitje të tjera, nisur nga postimet e fundit në Insta Stories.

Albërie Hadërgjonaj u kthye në fotografen e të bijës

Albërie Hadërgjonaj u kthye në fotografen e të bijës

Siç mund ta shihni, ajo i ka realizuar të bijës një set të tërë, që nëse s'do të shkruante se e ka realizuar vetë, me gjasë mendja do të na shkonte tek fakti se pas aparatit qëndron një fotograf profesionist.

Albërie Hadërgjonaj u kthye në fotografen e të bijës

Albërie Hadërgjonaj u kthye në fotografen e të bijës

Duket se këngëtarja ka marrë sërish aparatin në dorë për të tjera foto si këto, dhe le të themi që s’do të jenë të fundit. “Së shpejti, seti i ri”, shkruan ajo duke iu drejtuar fotografit Endrit Mërtiri, që do të ketë punën më të madhe, megjithëse me një asistente të sprovuar si Albëria, puna do t'i lehtësohet shumë.

Albërie Hadërgjonaj u kthye në fotografen e të bijës

Albërie Hadërgjonaj u kthye në fotografen e të bijës