Celebrity

Selena Gomez thyen heshtjen: Pse s'e komentoi kurrë fejesën e Justin-it?

4 Shtator 2018

Selena Gomez thyen heshtjen: Pse s'e komentoi kurrë fejesën e

U bënë disa muaj që Selena thuajse është zhdukur nga rrjetet sociale (përveç fotove që postoi nga pushimet), që kur ish-i dashuri i saj shpalli fejesën me modelen, asgjë e re nga këngëtarja.  Kur lajmi i fejesës së Justin Bieber u bë publik, e gjithë bota ishte në pritje të reagimit të Selena-s.

E ndërsa ajo, shmangu gjithçka dhe nuk dha asnjë shenjë të vetme. Gjithsesi, në një intervistë të dhënë së fundmi, 26-vjeçarja tregoi se përpiqet të jetë shumë ‘selektive’ në ato çfarë thotë. Me pak fjalë: nuk ka qenë farë në internet gjatë kësaj kohe!

Selena Gomez thyen heshtjen: Pse s'e komentoi kurrë fejesën e

“S’jam aktive në internet. Prej muajsh nuk jam pjesë e rrjeteve sociale. Unë s’kam as passëord-in tim të Instagram-it. S’kam as aplikacione në telefonin tim dhe as programe për të edituar fotot. Kam vetëm një lojë që të stërvit mendjen.”- tregoi ylli i pop-it.

Ndër të tjera, Selena u shpreh hapur se nuk i pëlqen të ndajë jetën personale me të tjerë dhe përpiqet të shijojë momentin.

Selena Gomez thyen heshtjen: Pse s'e komentoi kurrë fejesën e

“E di që zëri im ka rëndësi, por s’mund të jem e pakujdesshme me të. Jam natyrë selektive!”

Ndonëse midis rreshtave, Selena duket se sapo na tregoi arsyen pse s’kemi dëgjuar dhe me shumë gjasa s’do dëgjojmë asnjë koment nga ana e saj për Justin-in.