Femije

Ekspertët vënë alarmin: Mos postoni KURRË foto të fëmijëve në ditën e parë të shkollës

5 Shtator 2018

Ekspertët vënë alarmin: Mos postoni KURRË foto të

Në maj të këtij viti, emisioni investigativ “Fiks Fare” solli rastin tronditës të një rrjeti pedofilësh, i cili abuzonte përmes rrjeteve sociale me të mitur në Shqipëri dhe Kosovë. Rasti konkret që u trajtua në emision ishte ai i një burri mbi 40 vjeç, që përdorte Facebook-un për të komunikuar me fëmijë për favore seksuale, kryesisht djem. Për të tjera detaje, mund të klikoni këtu.

Ekspertët vënë alarmin: Mos postoni KURRË foto të

Duke qenë se rreziku është i pranishëm, ekspertët këshillojnë që prindërit të mos postojnë foto të fëmijëve në rrjete sociale, sidomos në plazh, pasi ato mund të bien shumë thjeshtë në duart e gabuara.

Me fillimin e shkollës, fotot shtohen akoma edhe më shumë, pasi prindërit e entuziazmuar për vogëlushët postojnë pafund nëpër rrjete sociale. Në fakt, në Britaninë e Madhe çdo vit publikohen rreth 1.3 milionë foto të fëmijëve dhe për fat të keq pothuajse 1/3 e tyre nuk janë private, por mund të shihen nga çdokush.

Ekspertët vënë alarmin: Mos postoni KURRË foto të

Kompania e sigurisë kibernetike McAfee tha se pavarësisht se pedofilët mund t’i gjejnë lehtësisht fotot e fëmijëve, sërish 53% e prindërve në Britani publikojnë foto të tyre, sidomos për ditën e parë të shkollës.

Ekspertët shtojnë se prindërit duhet të sensibilizohet dhe të kuptojnë se nuk kanë pse ndërtojnë një “identitet dixhital” për fëmijët me ose pa pëlqimin e tyre: “A e pyesin ndonjëherë veten se a dëshiron fëmija im që unë ta ndaj këtë foto me mijëra të tjerë? A mendojnë ndonjëherë se ku mund të përfundojë një foto e vetme?”

Sigurisht që rreziku është i madh, qoftë kjo dita e parë e shkollës ose jo. Prandaj edhe për t’u rikthyer pak tek rasti shqiptar i mësipërm, nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi, u shpreh disa kohë më parë se policia e ka të pamundur të ndjekë raste të tilla, ndaj ligji duhet të ndryshojë menjëherë. Megjithatë derisa një gjë e tillë të ndodhë, shmangni fotot e fëmijëve në rrjete sociale.

Përshtatur nga "The Sun"