Në programin e sotëm të ‘Fiks Fare’ u bë publik ajo çfarë fshihet pas emrit të një shoqate artistike, ku disa persona kërkojë vajza të reja për t’i punësuar si sekretare dhe më pas i rekrutojnë si prostituta në lokalet e natës në Maqedoni.
Gazetarët e emisionit investigativë, zbuluan dhe treguan nga afër se si vajzat kalonin kufirin nën logon e ‘shoqatës artistike’ e më pas shfrytëzoheshin si punëtore seksi.
Shoqata e quajtur ‘Ferdinand Deda’ e kishte qendrën në Tiranë dhe reklamonte online punë të cilat në të vërtetë ekzistonin atje. Në momentin që vajzat interesoheshin dhe aplikonin, atyre ju bëhej e ditur puna që do të bënin vërtetë.
Gazetarja e vendosur nga ‘Fiks Fare’ fillimisht telefonoi në numrin e vendosur në dispozicion dhe një ndër kriteret që ju kërkua ishte paraqitja e jashtme dhe duhet të ishte pa impenjime familjare.
"Fiks Fare” realizoi më pas një takim me kryetarin e shoqatës në një nga baret e kryeqytetit, ku pas këtij takimi, gazetarja e fitoi menjëherë pozicionin e punës. Përveç pagës së majme prej 1.200 eurosh, ai i shpjegon se nëse ajo do të ishte e shkathët, do të kishte bakshishe të majme që mund të arrinin deri në 80 euro në ditë.
Madje, Shpëtimi i propozoi gazetares së “Fiksit” të niseshim menjëherë për Maqedoni, pasi iu duk e përshtatshme dhe mjaft e shkathët për punën. Përpos këtyre, ajo kishte dhe forma shumë të mira fizike, siç shprehet kryetari i shoqatës.
Ai i tregon gjithashtu se në Tetovë të Maqedonisë, klientët shpenzojnë shuma të mëdha parash për femrat, madje kanë arritur edhe në 10 mijë euro. Shpëtimi i shpjegon gazetares se mban vulën dhe vendimin e gjykatës si kryetar i shoqatës “Ferdinand Deda” dhe se është gjithashtu edhe punonjës i cirkut.
Këtë fakt, ai e përdor edhe në Doganë për të mos pasur probleme në kalimet e shumta që bën me femra të ndryshme.
Shënim: Për më shumë informacion, lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.