Pavarësisht sa aktiv dhe i përditësuar është në median sociale, kur vjen puna tek familja Edi Rama është treguar gjithnjë i kujdesshëm.
Ndonëse herë pas here poston foto të Zahos, fytyra e vogëlushit 4 vjeçar ishte e panjohur për shqiptarët, të paktën deri pak orë më parë.
Së fundmi, Rama ka postuar në llogarinë e tij të Instagram-it, në Instastory një video ku shfaqet i biri teksa luan me top.
View this post on Instagram
Tashmë i rritur, Zaho Rama mbante veshur fanellën e skuadrës së Juventusit, (që gjithashtu është skuadra e preferuar e babait të tij) dhe dukej më shumë se i lumtur teksa luante me të.