Fill pas “zhdukjes” së telenovelave meksikane/spanjolle, ato turke u panë si zëvendësuese të mira dhe konkurruan me raste denjësisht në televizionet shqiptare. Pavarësisht se nuk i kam ndjekur të gjitha, të them të drejtën Sarpin e serialit “I infiltruari” ma zunë sytë kudo. Djaloshi seksi, nevrik dhe përherë në aksion të tërhiqte vëmendjen teksa kontrolloje kanalet.
E kështu, nga kureshtja për karrierën e tij, nisa të Google-oja dhe më lini t’ju paraqes një tjetër Sarp (Ça?atay Ulusoy, emri i vërtetë).
Bëhet fjalë për serialin “Medcezir”, ku Ça?atay Ulusoy luan rolin kryesor. Seritë, që u transmetuan për herë të parë në Star TV në vitin 2013-2015, bazohen në serialin amerikan “The OC”, që vendos në qendër jetën e një grupi adoleshentësh dhe familjeve të tyre që jetojnë në një lagje bregdetare në Stamboll.
Historia rrotullohet rreth Yaman Koper, Sarpit, që i përket një familjeje të varfër që shqetësohet për periudhën e adoleshencës së tij pasi dashurohet me një vajzë të pasur. Intrigë klishe. Gjithsesi, nuk jemi këtu për t’ju bindur të shihni serialin – por në rast se, ja ku e keni një video –
le të përqëndrohemi tek aktori i famshëm në rininë e tij, një njeri krejt tjetër.
Vazhdojmë...
Jo ti jo,
e kemi fjalën për këtë këtu.
E kuptueshme ndryshimi: Është pak a shumë si rasti i Capital T ose kujtdo tjetër që zgjodhi të mos e rruante mjekrën pas kalimit të adoleshencës.
Jo më kot, në një artikull të mëparshëm me titull "Si e duan mashkullin vajzat shqiptare", mjekra është e rëndësishme. Shumë madje.