Celebrity

Ta marrim vesh një herë e mirë: Pse nuk flasin Rita Ora dhe Dua Lipa?

19 Shtator 2018

Ta marrim vesh një herë e mirë: Pse nuk flasin Rita Ora dhe Dua

Megjithëse në sytë e publikut dy këngëtaret e famshme janë munduar ta fshehin “luftën” mes tyre “dielli nuk mbulohet dot me shoshë”. Ditën e sotme “The Sun” ka bërë nja analizë të detajuar duke hedhur dritë mbi atë që konsiderohet si lufta e heshtur për fron e dy këngëtareve të famshme me origjinë nga Kosova.

Rita dhe Dua kanë jetuar të dyja në Londër dhe për më tepër kanë ndjekur të dyja të njejtin gjimnaz, që do të thotë se vijnë pothuajse nga i njejti rreth shoqëror. Familjarët e këngëtareve duket se nuk e përfillin rivalitetin mes vajzave duke ruajtur kështu një raport të mirë me njëri- tjetrin.

Po si nisi ky rivalitet?

Ta marrim vesh një herë e mirë: Pse nuk flasin Rita Ora dhe Dua

Burime për “The Sun” zbulojnë se gjithçka nisi kur Dua Lipa i zuri vendin Rita Orës në fushatën e marketingut për kompaninë e veshjeve sportive Adidas.

Ta marrim vesh një herë e mirë: Pse nuk flasin Rita Ora dhe Dua

A ja vlen të mbash inat për kaq gjë?

Në rastin e dy vajzave po, ama kjo nuk është e gjitha.

Elena Ora punon për një kompani të rëndësishme muzikore dhe paska qenë ajo vetë që në fillimet e karrierës nuk e paska mbështetur Duan për të ngjitur shkallët e suksesit. Arsyeja, frika se mos një ditë 23- vjeçarja do t’i rrëmbente fronin Ritës.

Ta marrim vesh një herë e mirë: Pse nuk flasin Rita Ora dhe Dua

Në daljet publike dy këngëtaret janë përpjekur t’i shmangin diskutimet lidhur me këtë luftë të heshtur që ekziston mes tyre, por së fundmi duket se çdo gjë është e qartë.

Dua dhe Rita janë rivale të njëra- tjetrës dhe këtë nuk e luan topi!

Po tjetër?

Ta marrim vesh një herë e mirë: Pse nuk flasin Rita Ora dhe Dua

Duhet thënë se Rita me kohë i ka bërë vend vetes në botën e njerëzve të famshëm dhe të njejtën gjë së fundmi ka bërë edhe Dua. Ama duke patur parasysh ecurinë këngëtares 23- vjeçare vitin e fundit vlen të themi se Rita ka mjaftueshëm arsye për t’u shqetësuar nga suksesi i rivales së saj.