Javën tjetër nis projekti “Tirana Bus Terminal”, që do të ngrihet në zonën perëndimore të qytetit dhe do të zgjidhë përfundimisht hyrje-daljet e autobusëve interurbanë.
Përmes një statusi në Twitter, Erion Veliaj prezantoi “Tirana West Terminal”, që ndër të tjera do të merret edhe me lidhjet multi-modale me bus, biçikletë apo taksi në pjesën tjetër të qytetit.
Jemi gati! #TiranaWestTerminal ??
— Erion Veliaj ???????? (@erionveliaj) September 21, 2018
Javen tjeter nisim Terminalin e Autobuzeve interurbane ne zonen perendimore te qytetit qe zgjidh perfundimisht hyrje-daljet ne Tirane dhe lidhjen multi-modale me bus/bici/taxi ne pjesen tjeter te qytetit!??????
? @GrimshawArch & @EBRD pic.twitter.com/96oIFqiGdA
Projekti është ndërtuar nga studioja ndërkombëtare “GrimshawArch & EBRD”, e cila ka realizuar edhe projekte të tjera si këto në vijim.
Parashikohen kushte moderne të autobusëve, të shpërndarjes së pasagjerëve, mjedise ndihmëse dhe mirëmbajtjeje të mjeteve të transportit, ambjente sociale dhe zona të ndryshme komode për udhëtarët.
“Tirana Bus Terminal” do të ndërtohet afër kthesës së Kamzës.