Shopping now!

Unazën e Meghan Markle mund ta bëni tuajën për një vlerë të pabesueshme

26 Shtator 2018

Unazën e Meghan Markle mund ta bëni tuajën për një

Familja Mbretërore kuptoi se njerëzit janë të marrosur pas unazës së fejesës së Meghan Markle. Gjithashtu, kuptoi se jo të gjithë e përballojnë çmimin qesharak. Kështu që, vendosi të nxjerrë në treg replika të unazës së famshme në dyqanin online Royal Collection Shop.

Replika duket ekzaktësisht njësoj si unaza e Meghan, me tre gurë në këtë rast kristale të shkëlqyeshme dhe rreth paladiumi. Kushton vetëm 30 paund.

Unazën e Meghan Markle mund ta bëni tuajën për një

Unaza e vërtetë, siç shpjegoi Harry në intervistën e parë pas fejesës, është bërë me ar sepse “është i preferuari i Meghan”dhe përmban dy diamantë nga koleksioni i Princeshë Diana-s për “t’u siguruar që ajo është pranë tyre në këtë udhëtim të çmendur”.

Unazën e Meghan Markle mund ta bëni tuajën për një

Replikat nuk janë dekoruar me gurë nga koleksioni i Lady Diana-s, sigurisht, por nëse keni ndërmend të visheni si Meghan Markle për Halloween (apo në përditshëmri, ne nuk gjykojmë), unazën mund ta gjeni lehtësisht këtu.