Modelja e njohur, Cara Delevingne ka treguar së fundmi arsyen që e detyroi ta mbante sekret faktin se dikur është abuzuar seksualisht.
Delevingne u shpreh se i vinte ‘turp’ të tregojë dhe sqarojë sërish këtë përvojë të shëmtuar.
Javën që kaloi, mijëra njerëz janë bashkuar në rrjete sociale me hashtagun #WhyIDidntReport, duke treguar pse nuk i janë drejtuar menjëherë autoriteteve në kohën kur janë abuzuar.
Vetëm tani, modelja i është bashkuar kësaj nismeje duke thënë se ishte e frikësuar nga pasojat që do të kishte sulmuesi nëse ai tani fliste për të.
“Nuk dua që publiku të shkatërrojë jetën e dikujt, dhe pse në mënyrë private ato shkatërruan timen.”- zbuloi ajo.
Një numër i madh njerëzish i janë përgjigjur statusit të saj duke shprehur mbështetjen dhe admirimin për shembullin që dha përmes kësaj.
“Kjo është pikërisht arsyeja pse unë nuk e kam akuzuar abuzuesin tim. Mendoja se isha e vetmja që ndihesha si ti!”- shkruan dikush.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që modelja përflitet për një çështje të tillë. Tetorin e kaluar, gjatë skandalit të Harvey Weinstein Cara tregoi se ishte ndjerë e pafuqishme ndaj tij, duke bërë kështu veprime të sforcuara.