“Romeo i Riminit” emri i vërtetë i të cilit ishte Maurizio Zanfanti ka humbur jetën teksa po kryente marrëdhënie seksuale me një turiste 23- vjeçare.
63- vjeçari ishte playboy më i famshëm i Italisë dhe për këtë kishte marrë nofkën “Romeo”. Në deklaratet e tij për mediat italiane Maurizio kishte thenë se gjatë gjithë jetës së tij kishte fjetur me më shumë se 6000 gra dhe se vetëm brenda një vere kishte thyer rekord duke çuar në shtrat rreth 200 vajza.
Romeo e kishte nisur aktivitetin e tij në qytetin e Riminit në vitet ’70 kur ishte vetëm 17 vjeç. Asokohe ai punonte si PR në klubet e natës së këtij qyteti.
Gjatë një interviste për një media italiane pak kohë më përë Maurizio u shpreh duke thënë se ai vetë i kishte bërë më shumë promocion Italisë se njëqind agjensi turistike.
Gjëtë peruidhës së dimrit “Romeo i Riminit” punonte si PR në vendet skandinave, madje në një qytet të Suedisë sot e kësaj dite qëndron e ekspozuar statuja e tij prej dylli.
Mediat italiane e kanë cilësuar vdekjen e Murizio Zanfati- t si atë që ai vetë do të kishte dashur gjithmonë.