Edhe pse nuk duam kurrsesi që shikimi ynë të dobësohet, për çdo ditë bëjmë gabime të patolerueshme që ndikojnë drejtpërsëdrejti te sytë tanë.
I përdorim produktet kozmetike për shumë gjatë
Cfarëdolloj produkti nuk sugjerohet të përdoret më shumë se 3 muaj pasi në të grumbullohen baktere.
Hamë shumë grurë
Gruri çon në rritjen e nivelit të insulinës në gjak, çka ndikon në miopi.
Përdorim locione pa recetë
Mos provoni të eksperimentoni me syrin thjesht dhe vetëm sepse dikush ju ka sugjeruar një medikament të caktuar. Është specialisti ai që vendos për syrin tuaj.
Nuk pimë ujë mjaftueshëm
Moskonsumimi i 8 gotave ujë në ditë shkakton dehidratim, që ju shpie në mosprodhim të lotëve.
Nuk përdorim syze dielli në dimër
Mjekët paralajmërojnë se rrezatimi UV që reflektohet nga akulli dhe dëbora mund të bëhet arsye për të ashtuquajturën “verbim dëborë”. Simptomat janë enjtje dhe vizion i dyfishtë.
Nuk flemë mjaftueshëm
Në një rast të tillë ju e dini shumë mirë çfarë ndodh: pamje e paqartë, vizione të errëta dhe tike nervore.
I mbajmë librat shumë afër kur lexojmë
Ju është thënë disa herë, po jua themi sërish: mbani distancë!
I fërkojmë vazhdimisht
Nëse e bëni diçka të tillë rrezikoni të ndryshoni formën e kornesë së syrit.
Të tjera:
Punojmë në kushte stresuese
Harrojmë të heqim lentet e kontaktit