Të ftuar pasditen e djeshme tek ‘Rudina’ ishin çifti i aktorëve, Eni Jani dhe Genc Fuga. Pasi folën për eksperiencën e re si konkurrentë tek ‘Dance ëith Me’, dyshja ndaluan tek historia e tyre e dashurisë.
Para 12 vitesh dhe 2 vajzave, Eni Jani ishte thjesht studentja e cila u dashurua me pedagogun e saj.
“Ne jemi njohur shumë kohë më përpara se të lidheshim sepse Genci ka qenë pedagog dhe unë studente. Unë e shihja thjesht si pedagog dhe ai mua si studente. Pasi kam mbaruar fakultetin kemi rastisur në një film të dy bashkë dhe mesa duket aty nisi të më shihte ndryshe. Unë vazhdoja t’i thoja profesor derisa në një moment më thotë: Mos më thuaj më profesor!”- tregon Eni,e cila zbuloi se ishte ajo e para që ja tha vetë.
“Nuk ka patur propozim klasik, por ne kemi qenë në një mbrëmje dhe unë ja thashë vetë e para. E putha unë e para. Tre vite më vonë u martuam. Dasma jonë ishte e përbashkët. Kemi bërë 3 ditë dasmë. Një vit më vonë lindi vajza jonë e parë që quhet Stina dhe më vonë Ajri.”- përfundoi ajo.
E ndërsa Fuga tregoi versionin e tij të historisë me studenten...
Nuk përdora asnjë nga formulat e letërsisë apo dramaturgjisë. Doja të kisha formulën time dhe funksionoi. Unë isha pedagogu i saj dhe shkoja në shkollë i veshur mirë, me kustum dhe kravatë. Marr vesh më vonë që një ditë Eni ka qenë duke më parë bashkë me shoqen e saj dhe ajo i thotë: S’është i keq ky...E ndërsa Eni i kthehet: “Ku e ka të mirën ai. Tmerr, llogarit pastaj se çfarë pune duhej për t’i rrëmbyer një puthje, aq më tepër vullnetare.