Bota

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje

Shkruar nga Anabel

9 Prill 2025

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Hë, me zor po prisni të shkojmë te momenti ku hyn Olsi brenda shtëpisë? S’po jua bëjmë qejfin direkt, jo pa shijuar një herë këtë fillim të spektaklit nga e mrekullueshmja Aurela Gaçe:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

#1. Gerta – Rozana

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Përplasja e titaneve erdhi patjetër prej faktit që u shpall Rozana finalistja e parë e këtij edicioni. “Unë e shihja publikun që vetëm mua më qeshte,” tha Gerta, po Rozana e nxorri bllof duke e kundërshtuar se “nuk shihej dot asgjë prej dritave të forta”. Pjesa tjetër e debatit ishte e vështirë për t’u deshifruar nga ulërimat që mbivendoseshin. Ju mjafton të dini se gocat e nisën debatin normalisht dhe e përfunduan të dyja të ngjirura.

#2. Gjesti – Laerti

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Ndërkohë që ne u shqetësuam për gjërat problematike që dolën nga gojët e tyre, duket se dy banorët u kënaqën pak nga fakti që arritën të kapnin prime-n me këtë përplasje.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Gjithsesi, në lojën e provokimeve që pranuan të dy se bëjnë, kërkuan falje për keqkuptimet e mundshme që mund të jenë krijuar nga publiku lidhur me temën e besimit.

#3. Olsi Bylyku brenda shtëpisë!

Vëllai i Madh, thuaj të vërtetën. Çfarë bëre për të futur Olsin brenda? I thatë që do përfundoni procesin gjyqësor nëse përballet me Eglin? Sidoqoftë, lëvizje e bukur.

Si fillim, linja e jetës së Eglit:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Një takim i qytetëruar mes dy njerëzve të rritur që ruajnë shumë mirënjohje për njëri-tjetrin. Po që qenka 1000 herë më mirë se ulërimat dhe dramat kjo gjë? Megjithatë, për të qenë të drejtë, Egli nuk e kurseu një thumb në fund kur u shpreh se partnerja e Olsit i detyrohej një takim të tillë mes atyre të dyve, që ajo tha se e kishte pritur që më parë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

#4. Finalisti i dytë: Laerti

S’na mbetet gjë tjetër veçse të themi: Sagapaooo Laerti!

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

#5. Televotimi

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Mbeten dhe dy vende të lira për finalistët e tjerë. 2 më të votuarit nga televotimi për të preferuarit, do t’i shohim në mbrëmjen e 19 prillit, të tjerët i falenderojmë për pjesëmarrjen. <3

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.