Shopping now!

Tre veshje që duhet t’i keni patjetër për ditët kur s’është as vapë, as ftohtë

3 Tetor 2018

Tre veshje që duhet t’i keni patjetër për ditët kur

Të vishesh në shtator dhe tetor, sidomos ditët kur s’është as vapë dhe as ftohtë, është shumë e vështirë. Është një periudhë e çuditshme. Nëpër dyqane shohim vetëm veshje dimri, bluza të thurura, pallto të leshta, kadife të trasha. Nëpër garderobat tona shohim vetëm fustane me lule, bluza të holla e sandale minimaliste. Për të ndërtuar një garderobë të zgjuar për këtë periudhë stinore, duhen vetëm tre veshje bazike.

Mjafton të investoni një herë dhe këto tre veshje mund t’i përdorni vit pas viti. Janë bazike dhe klasike.

1. Pardesy bezhë

Pardesytë kombinohen shumë mirë me garderobat e dimrit dhe të verës. Mendoni kombinimin më të thjeshtë, bluzë dhe xhinse, dhe shtoni një pardesy. Fustanet e verës? Shtoni një pardesy. Funde me këmisha? Shtoni një pardesy. Kështu, jo vetëm dukeni mirë, por edhe nuk thani së ftohti.

Xhinse, bluzë, shapka dhe pardesy

Tre veshje që duhet t’i keni patjetër për ditët kur

Xhinse, pulovër, mokasine dhe pardesy

Tre veshje që duhet t’i keni patjetër për ditët kur

2. Çizme të shkurtra

Me shumë mundësi i keni një palë çizme të shkurtra, ose po kërkoni për një palë. Mos prisni të ftohet koha për t’i veshur, por shoqërojini me fustane me lule ose veshje të tjera verore për t’i dhënë një hije më të egër. Çizmet e sheshta e të mëdha në dukje janë trendi i këtij viti.

Fustan me kurriz të zbuluar, çizme

Tre veshje që duhet t’i keni patjetër për ditët kur

Fustan treçerekësh me lule, çizme

Tre veshje që duhet t’i keni patjetër për ditët kur

3. Fund lëkure

Lëkura lidhet menjëherë me muajt e ftohtë të vitit, por jo nëse e vishni pa geta dhe e kombinoni me një këmishë të hollë. Në vjeshtë, sekreti qëndron tek rrobat e shtresëzuara. . vishini me mokasine dhe bluza me mëngë të shkurtra, ditët e ngrohta dhe me pulovra dhe xhaketa ditët e ftohta.

Bluzë grafike, fund lëkure

Tre veshje që duhet t’i keni patjetër për ditët kur

Parka, bluzë sportive, fund lëkure

Tre veshje që duhet t’i keni patjetër për ditët kur