Në intervistën ekskluzive për “GQ”, Johnny Depp foli për herë të parë mbi akuzën e ish-bashkëshortes Amber Heard, e cila e akuzoi për dhunim.
“Pse ky person [Amber Heard] nuk foli me policinë? Dua të them se ata folën me policinë, por policia nuk pa asgjë dhe i ofruan ndihmë mjekësore. Ajo tha jo. Policia nuk pa asnjë shenjë tek ajo, nuk pa asgjë të thyer dhe më pas i thanë se do të sillnin një ekspert, por ajo refuzoi. Disa ditë më vonë kishte një plagë. Kishte një shenjë të kuqe dhe më pas një plagë në ngjyrë kafe”, sqaron Depp versionin e tij të ngjarjes dhe vazhdon me pas me të tjera detaje. “Ditën tjetër shkoi në festën e 44-vjetorit të Amanda de Cadenet. De Cadenet postoi një foto me të dhe fytyra dukej shumë mirë.”
Johnny Depp e ka fjalën për foton e mëposhtme, e cila ngjalli shumë reagime pasi u postua, duke qenë se u fshi menjëherë.
“Ditën tjetër ajo u shfaq në një tjetër festë. I kishte flokët mbi sy, por mund të shihej se syri nuk kishte shenja. Isha 7 metra larg saj, si dreqin mund ta godisja?! Edhe sikur të isha afër, do të ishte gjëja e fundit që do të kisha bërë. Mund të dukem budalla, por s’jam.”
Aktorja Amber Heard dëshmoi në gjykatë në 2016-n se Johnny, me të cilin kishte 15 muaj martesë, e goditi me një iPhone në fytyrë.
Sipas Heard, përpara se ajo të ngrinte kërkesën për divorc, Johnny Depp i kishte ofruar para në këmbim të heshtjes, mirëpo preferoi të zgjidhte sa më shpejt martesën, pasi druhej për jetën e saj. Në deklaratën e Amber në gjykatë, të publikuar nga DailyMail, thuhej se abuzimi i Johnny Depp me alkoolin dhe narkotikët e kishte bërë atë të humbte qetësinë, duke e bërë të dhunshëm dhe paranojak: “Ai tregohet shumë paranojak, temperamenti i tij më frikëson pasi më ka treguar shumë herë se është i dhunshëm fizikisht. Pranë tij jeta ime ishte në rrezik.”
Amber Heard dhe Johnny Depp u ndanë në 2016-ën, 15 muaj pas martesës së tyre.