Shopping now!

Kjo është çanta më popullore e momentit në Instagram

5 Tetor 2018

Kjo është çanta më popullore e momentit në Instagram

Kur blen çanta designer, natyrshëm kërkon diçka që s’del kurrë nga moda, të paktën për të justifikuar vlerën që do të shpenzosh. Sidoqoftë, është këndshëm të kesh një çantë që është në qendër të vëmendjes për momentin.

Njihuni me Chloé Nile. Nuk është e këtij sezoni, por siç thotë Who What Wear dhe Net-A-Porter, çanta është postuar mbi 46 mijë herë në Instagram që kur doli në treg vitin e shkuar.

E kemi parë në duart e yjeve botërorë e në duart e blogereve, duke nisur nga Dukesha e Sussex e deri te Song of Style. S’është habi që çanta është kthyer në një ikonë të kohërave moderne.

Me dorezë të artë dhe lëkurë shumëngjyrëshe, kjo çantë është miksimi perfekt i stilit bohemian dhe të sofistikuar; është trupëzimi i vajzës Chloé në një çantë.

Kjo është çanta më popullore e momentit në Instagram

Modelet medium dhe të mëdha ishin shumë popullorë në 2017-n, ndërsa këtë vit të gjithë preferojnë versionet mini, duke i mëshuar më tej trendit të çantave të vockla.

Me siguri e keni parë kudo nëpër Instagram, por nëse jo, visheni me fustan të lirshëm me printe ose një kostum kadife.