Mbrëmë e ftuar në “Xing me Ermalin” ishte Tayna. Këngëtarja performoi live dhe u bë pjesë e rubrikave të emisionit duke zbuluar më shumë për veten e saj.
Gjatë intervistës e pyetur nga Ermali, Tayna nuk hezitoi të shprehte pëlqimin për këngëtaren e emisionit Olimpia Smajlaj. Madje ajo u shpreh se sipas saj Olimpia është këkngëtarja më e mirë që ka kënduar ndonjëherë në këtë emision.
Po ju kujtojmë se në “Xing me Ermalin” përpara Olimpias ka kënduar edhe Fifi, ndaj mendja na shkon se opinioni i Tanya- s për Olimpian ishte një kunj për Fifin.