Celebrity Style

Në mënyrën më fantastike të mundshme, Cara Delevingne thyen rregullat e dasmës mbretërore

12 Tetor 2018

Në mënyrën më fantastike të mundshme, Cara Delevingne

Kur vjen puna tek një dasmë mbretërore nuk kanë si të kalojnë kurrësesi pa u vënë re veshjet e të ftuarve.

Në mënyrën më fantastike të mundshme, Cara Delevingne

Pricesha Eugenie lidhi sot kurorë me Jack Brooksbank në një ceremoni ku morën pjesë shumë personazhe të famshëm. Veshjet e tyre në përgjithësi i përmbaheshin kodit etik të pallatit mbretëror, por e vetmja që nuk pyeti fare për këtë kod ishte modelja e njohur Cara Delevnigne.

Në mënyrën më fantastike të mundshme, Cara Delevingne

26- vjeçarja u shfaq në ceremoni e veshur me kostum burrash dhe nëse po mendoni se bëhet fjalë për një kostum të zakontë si ai që jemi mësuar të shohim tek vajzat e famshme dhe jo vetëm, gaboheni. Cara ka shkuar në ceremoni e veshur me një frak, në të cilin nuk ka munguar asnjë nga komponentët e tij.

Në mënyrën më fantastike të mundshme, Cara Delevingne

Të vetmet gjëra që i kanë dhënë veshjes së modeles nota feminiliteti kanë qenë këpucët me takë dhe pa dyshim hijeshija e saj prej vajze pasarelash.

Në mënyrën më fantastike të mundshme, Cara Delevingne

Në mënyrën më fantastike të mundshme, Cara Delevingne

Kjo është hera e parë që një grua e famshme guxon të shkojë në një dasmë mbretërore britanike e veshur me frak, ndaj look- u i Cara- s është përveç se një thyerje protokolli edhe një thyerje e akullit.