Pas arrestimit të Stresit mbrëmjen e djeshme, policia ka zbuluar detaje të tjera. Thuhet se reperi ka qenë nën hetim prej disa muajsh nga policia dhe prokuroria për çështje si "trafik droge" dhe “krime kundër personit”.
Gjatë arrestimit në ambjentet e një hoteli në Linzë, u gjet një sasi e vogël kokaine dhe një pistoletë. Reperi ishte nën shoqërinë e një vajze, e cila do të procedohet e lirë për “moskallëzim krimi.”
Kjo nuk është hera e parë që Stresi ndalohet nga efektivët e policisë. Në vitin 2012, teksa po dilte nga një lokal nate, reperi u arrestua për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu muaj më parë u ndalua në një lokal në kryeqytet për substanca narkotike.
Burimi: Lapsi.al